Loading Events

Zeta Gallery

November 4 @ 6:00 pm - November 13 @ 1:00 pm

2019 Ardhje Award

ZETA ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e
Ekspozitës së Finalistëve të Çmimit ARDHJE 2019
Me artistët: Blerta Hoçia, Endri Dani, Elian Stefa, Matilda Odobashi.

Hapja: Ditën e hënë, datë 4 nëntor, 2019
ora 18:00
në Galerinë Zeta, Tiranë.

Fituesi i Çmimit Ardhje 2019, do të shpallet gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës, nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga: Amy Zion, kuratore dhe shkrimtare që jeton në NY; Noit Banai, historiane arti dhe kritike, që jeton në Vienë; Remijon Pronja, artist, fitues i Çmimit ARDHJE 2018, Tiranë.
Mësoni më tepër rreth tyre këtu:
https://qendrazeta.com/sq/2019/10/11/finalistet-e-cmimit-ardhje-2019/
Fituesi i Çmimit ARDHJE do të ketë mundësinë e eksperiencës dy mujore në programin e rezidencave, në Residency Unlimited, në New York, http://residencyunlimited.org, dhe ekspozitë personale në Qendrën ZETA.

Çmimi Ardhje u krijua në vitin 2005, duke u bëre pjesë e rrjetit Young Visual Artists Awards (YVVA), më 2007. Çmimi Ardhje tashmë është një konkurs dhe çmim i përvitshëm, që ka për qëllim të nxis krijimtarinë, ekspozimin publik, dhe promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe ndërkombtarisht. Ardhje, ashtu si dhe çmimet simotra në Europën Lindore dhe Juglindore, është një konkurs i hapur, që fton artistët deri në 35 vjeç të marrin pjesë në një proces transparent, duke ju ofruar jo vetëm mundësi për krijimin dhe prezantimin e veprave të reja në një ekspozitë të përbashkët, por edhe mbështetje në zhvillimin e tyre artistik dhe profesional. Një juri e përbërë nga profesionistë të fushës, vendas dhe ndërkombëtar, përzgjedh 4 finalistë, të cilëve ju mundësohet një buxhet prodhimi dhe një kurator për ekspozitën. Fituesi/ja e çmimit zgjidhet për meritën dhe premtimin artistik të demonstruar në bazë të portfolios artistike dhe CV’s, veprës së ekspozuar në ekspozitën e finalistëve, intervistës me jurinë ndërkombëtare dhe potencialit për të përfituar nga përjetimi i skenës artistike të New York-ut, përgjatë dy muaj qëndrimi tek Residency Unlimited.

Çmimi ARDHJE 2019, është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, The Trust for Mutual Understanding – New York, YVVA – The Young Visual Artists Awards, dhe Residency Unlimited – New York.

Ekspozita e finalistëve te Çmimit ARDHJE 2019, do te jetë e hapur deri më 13 nëntor, 2019

IIIIIIIIIIIIIIII

ZETA has the pleasure to invite you to the opening of
2019 ARDHJE Award Finalists’ Exhibition
With artists: Blerta Hoçia, Endri Dani, Elian Stefa, Matilda Odobashi

Opening: On Monday, November 4, 2019
@ 18:00
@ZETA, Tiranë

The 2019 ARDHJE Award Winner will be announced during the exhibition opening ceremony by the international jury members: Amy Zion, writer and curator living in New York City; Noit Banai, art historian and critic based in Vienna; Remijon Pronja, artist, winner of ARDHJE Award 2018, living in Tirana.
Find out more about them here:
https://qendrazeta.com/2019/10/11/ardhje-award-2019-finalists/

The Ardhje Award is an international prize for contemporary visual artists from Albania, initiated in 2005 and joined the regional network YVVA – The Young Visual Artists Awards in Central and South Eastern Europe in 2007.
The Ardhje Price is already an annual competition and award, aimed at promoting creativity, public exposure, and contemporary art in Albania and internationally.
Ardhje Award, as well as similar prizes in Eastern and Southeastern Europe, is conceived as an open competition addressing young artists of Albanian origin up to 35 years of age to apply and take part in a transparent process, that does not only offer the opportunity to create new works and present them at a group exhibition of selected finalists, but also to support their artistic and professional development. A jury, composed of local and international experts in the field, selects 4 finalists, who are provided with an allocated production budget, the curator and the exhibition venue in Tirana. Jury’s decision about the winner depends on the candidate’s artistic merits and prominence demonstrated by the artistic portfolio and CV; the particular artwork presented at the finalist exhibition; the results of an interview with the international jury; and the potential to benefit from immersing oneself into the New York art scene during a two-month stay at Residency Unlimited.

The 2019 ARDHJE Award is organized by ZETA, a center for contemporary art in Tirana with the support of the Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, The Trust for Mutual Understanding – New York, YVVA – The Young Visual Artists Awards, and Residency Unlimited – New York.

The exhibition will be open till November 13, 2019

ZETA Contemporary Art Center – TiranaQëndra Hekla (kati2).
Rruga Abdyl Frashëri Nd.8. H.7. Ap.4. 1019 Tirana. Albania
+355 68 21 30 180
[email protected]
https://qendrazeta.com/
https://www.facebook.com/zeta.galeri

Venue

Rruga Abdyl Frasheri
Tirana, Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics