Loading Events

Destil Hostel Albania

February 17 @ 8:00 pm - 11:00 pm

30×40 nga Eljan Tanini @Destil

lumturia kur gjendet
stakohet në prizë
i lumtur për at’ shpirt
unë i harroj fjalët
qenka pak pasdite
po bien kambanat në rrugën e kavajës
ato
vazhdojnë të njëjtin tingull
me atë kur zoti trazon çajin në filxhan
shpirti është talenti yt
dera ka ftohtë
asaj i flihet
po mjaullin me pagjumësi të numëruara
mrekullitë
joshen edhe nga pluhuri që fle me mua
kur nuk pi
jeta është e mbushur me shkretëtira
edhe pasqyra qenka qethur e rruar
përballë meje
tulla pallatesh të ndryshkura
kërcasin më pak se patatet e qëruara
as dallëndyshet
nuk bëjnë më fole tirane
as gjyshet nuk bëjnë më shtiza
dy të ngrohta çerdhesh
kur i mendon se nuk janë më
të ngjallin ftohtësi detesh me vetëm një peshkatar
dola për peshk sot
ishte më qetë se të rrije me zotin dhe perënditë e tij
kjo është pjesë e rubrikës ditore
thellë e më thellë
nën titullin
kur nuk duhen fjalët
kisha është vendi im më i mrekulluar për të lexuar
por ka një të keqe
atje nuk të lënë të pish cigare

-Eljan Tanini-
#papik’

Venue

Rr.Qemal Gurnjaku
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics