Loading Events

Cineplexx Albania

December 18 @ 9:00 pm - December 31 @ 11:00 pm

DASHURIA S’MJAFTON

“Dashuria S’mjafton” me regji e skenar të Drilon Hoxhës e fotografi të Dashnor Asllanit, i sjellë si një film aksion i ndërthurur me dramën dhe intrigën. Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien. E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja. Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep keshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes. Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Titulli origjinal: Dashuria S’mjafton
Filmi fillon: 22.11.2018
Zgjatja e filmit: 120 Minuta
Shteti/Viti: ALB/2018
Lloji: Aksion
Aktorë: Guljelm Radoja, Bruno Shllaku, Çun Lajçi, Drilon Hoxha, Ardian Ramushi
Regjisori: Drilon Hoxha
Distributori: D.H Production

Oraret:

19:30-Salla 2

21:00 -Salla 4

22:30, Salla 3 – Coca Cola

Venue

Qendra Tregtare TEG
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics