Loading Events

American Corner Tirana

December 5 @ 9:00 am - December 7 @ 7:00 pm

Dhuro nje liber!

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në kuadër të Lëvizjes Kombëtare të Leximit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ndërrmarrin fushatën “Dhuro një libër! Ndërtojmë një bibliotekë të vogël për ëndrra të mëdha”. Kjo fushatë konsiston në mbledhjen e një fondi librash artistikë për fëmijë për t’u dhuruar më pas për fëmijët e komunitetit të Rromani Baxt.
Keni një libër në bibliotekë që do dëshironit t’i ndryshonte mbrëmjet një fëmije? Doni të ndani një histori mahnitëse me një grup fëmijësh plot ëndrra?
Eja çdo ditë përgjatë datave 5, 6 dhe 7 Dhjetor në hapësirën e American Corner Tirana nga ora 09.00-19.00 për të bërë dhurimin tuaj!
Një libër më pak në bibliotekën tuaj, do të gëzojë një fëmijë që nuk ka asnjë të tillë!

Ju presim.

Venue

Sheshi Skenderbej
Tirana, Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics