Loading Events

Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana

December 5 @ 7:00 pm - December 9 @ 9:00 pm

Ditari i Ana Frank

“DITARI I ANA FRANK”
Premierë në Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana, prej dt. 15 Nëntor.

Autor: Frances Goodrich dhe Albert Hackett
Regjia: Armela Demaj
Interpretojnë: Bruno Shllaku, Dinorah Beqiraj, Edvin Mustafa, Ezra Vogli, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Mario Bali, Marius Dhrami, Marjana Kondi, Myzafer Zifla, Paola Xhafa, Roerd Toçe, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Valdano Bajram, Vanesa Guri
As/Regji: Edvin Mustafa
Skenografia: Enio Shehi
Koreografia: Erdet Miraka
Kostumografia: Jonida Beqo
Identiteti vizual: Vincenzo Giannatasio
Premierë: 15 Nëntor
Datat e shfaqjes: 15, 16, 17, 18, 21, 22, 23, 24, 25, 30 Nëntor 1, 2, 6, 7, 8, 9 Dhjetor

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al
_______________

Po aq i gjallë sot sa herën e parë kur është shkruar, ditari i jashtëzakonshëm i Ana Frank është bërë nje zë thelbësor i mënyrës se si ne e kujtojmë një nga periudhat më të errëta të historisë njerëzore. Mbushur me shpirtin plot dritë të autorës, deshirës së saj të pakufijshme për gjithçka të bukur e të mirë, ditari hedh dritë edhe në procesin e rritjes në izolim të një vajze të re, komplekse e pasionante, ndërkohë që ajo bie në dashuri, bëhet një grua dhe lufton të mbijetojë së bashku me familjen e saj në mës të kaosit të luftës dhe përndjekjes etnike.

Në regjinë e Armela Demaj, teksti fitues I çmimit Pulitzer, shkruar nga Goodrich dhe Hackett do t’i sjellë publikut një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, prej datës 15 Nëntor në Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana.

Trailer: https://www.facebook.com/teatrimetropol/videos/928291290701143/
_______________

HISTORIA E FAMILJES FRANK

Më 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe filloi menjëherë zbatimi i ligjeve antihebreje. Babai i Ana Frankut, i frikësuar për familjen e tij me prejardhje hebreje, ra në ujdi me bashkëpunëtorët e biznesit të tij për ta vazhduar punën në një vend të fshehtë, ku edhe do të fshiheshin derisa lufta të përfundonte. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu. Iu desh të qëndronin për më shumë se dy vjet radhazi në vendin ku fshiheshin.
Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej, Anës i dhuruan për ditëlindje një ditar. Ajo e quajti ditarin e saj Kiti dhe shkruante në të gjithçka i ndodhte asaj dhe familjes.
Askush nuk e di saktësisht se si ndodhi që pas dy vjet e gjysmë strehimi, dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët shkuan në vendin ku gjendeshin Frankët, i morën dhe i dërguan në një kamp përqendrimi.
Miep Gies, mikesha e familjes Frank, e gjeti ditarin e Anës dhe e fshehu në një vend të sigurt, pasi shpresonte që Ana të kthehej pas përfundimit të luftës. Por kjo gjë nuk ndodhi. Nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i saj, Otoja. Gruaja e tij u vra në Aushvic. Ana dhe motra e saj më e madhe humbën jetën në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, vetëm disa ditë përpara se kampi të lirohej.
Oto Franku, me sugjerimin e disa miqve të tij, lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu, Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia, ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.
Anne Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Në të vërtetë, ajo nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste, ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje imagjinare, me emrin Kiti. Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën, deri në pranverën e 1944-ës, kur Bolkenshtajni, atëherë ministër i Arsimit në mërgim, tha në radio se të gjitha dëshmitë e vuajtjeve të popullit holandez gjatë pushtimit gjerman, do të mblidheshin dhe do të botoheshin pas mbarimit të luftës. I ati, pas luftës dhe zhdukjes së gjithë familjes në kampet e përqendrimit, vendosi ta botonte këtë ditar, që shumë shpejt u bë një nga dëshmitë më të forta dhe rrëqethëse të “Shoah-ut”.

Venue

Rruga Ded Gjo Luli
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

+355 67 227 0668

Developed by Frakton & Designed by project.graphics