Loading Events

Galeria Kombetare e Arteve

April 16 @ 8:00 am - June 2 @ 5:00 pm

Ekspozita “As Mik as Armik” @Galeria Kombetare e Arteve

“As Mik as Armik” është ekspozita e parë personale e artistit Sokol Beqiri në Shqipëri e cila realizohet në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë për vitin 2019 dhe në përkujtim të 20 vjetorit të intervenimit humanitar të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Edhe pse Sokol Beqiri ka qenë më herët pjesë në ekspozita të ndryshme në grup në Shqipëri, kjo do të jetë herë e parë që ai vjen në Tiranë me një prezantim personal për publikun. Ekspozita realizohet falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit së Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Shqipëri-Kosovë për vitin 2019. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri ka mbështetur projektin e edukimit i cili do të zhvillohet krahas ekspozitës dhe që do të përfshijë një numër të lartë shkollash të mesme në Shqipëri. Nxënësit e këtyre shkollave do të kenë mundësinë të vizitojnë ekspozitën dhe të njihen më shumë me ngjarjet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë nga një grup studentësh të degës së historisë në Universitetin e Tiranës.

Venue

Bulevardi Deshmoret e Kombit
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics