Loading Events

COD-Center For Openness And Dialogue

July 18 @ 8:00 pm - August 31 @ 8:00 pm

Ekspozita: “Duke pikturuar filmin”- Shyqyri Sako @COD – Center For Openness And Dialogue

Qendra për Hapje dhe Dialog, hap të enjten, 18 korrik 2019, ora 20:00 ekspozitën “Duke pikturuar filmin”, me vepra të Shyqyri Sako, “Artist i Merituar”. Janë rreth 85 punime të përzgjedhura nga karriera mbi 50-vjeçare, ku ekspozohen pllakate origjinale filmi, skica, vizatime, portrete, eksterierë, interierë dhe piktura.

Pllakatet e filmave (posterat), që të gjitha janë prodhime origjinale që u përkasin viteve kur filmat kanë dalë për herë të parë në kinema, ndërsa disa nga vizatimet dhe pikturat që i shoqërojnë ose janë kryesisht frymëzime nga filmat ose janë reflektime të më pasme mbi ta, dhe rrallë, për të mos
thënë asnjëherë, nuk janë shfaqur më parë. Për herë të parë ekspozohet edhe seria e fundit e pllakateve të ripikturuar nga Sako në vitet 2018-
2019, si reflektime nostalgjik që risjellin me shumë kujdes dhe durim momente interesante nga disa filma.

Gjithashtu, ekspozita reflekton krijimtarinë e tij në një kolazh me pjesë të përzgjedhura nga filma të njohur shqiptar, siç janë: “Toka e jonë” (1964), “Horizonte të hapura” (1968), “Njësiti Gueril” (1969), “Kapedani” (1972), “Rrugë të bardha” (1974), “Dimri i fundit” (1976), “Tomka dhe
shokët e tij” (1977), “Mësonjëtorja” (1979), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Shpella e piratëve” (1990), “Përdhunuesit” (1994) etj.
Kjo ekspozitë e veçantë e cila sjell një paraqitje të plotë mbi punën e artistit, si piktori i parë profesionist i filmit shqiptar, u mbështet edhe nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit (AQSHF).

Shyqyri Sako lindi në vitin 1937 në Kolonjë. Mësimet e para për vizatim i mori në “Shtëpinë e Pionierit” në Korçë nga piktori Guri Madhi dhe në “Shtëpinë e Kulturës” nga Vangjush Mio. Në vitet 1951-1955 kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”. Më 1958 nisi studimet e larta në Institutin
e Kinematografisë “VGIK” në Moskë, ku studio tre vite. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Sako kthehet në Tiranë dhe diplomohet në vitin 1962 si piktor filmi në Institutin e Lartë të Arteve. Gjatë periudhës 1962-1997 punoi në Kinostudion “Shqipëria e Re”
duke realizuar skenografi, kostume dhe pllakate të filmave shqiptarë. Si piktor kostumesh dhe më pas si piktor i rreth 40 filmave artistikë ai ka dhënë një kontribut të çmuar në historinë e kinematografisë shqiptare. Sako, mund të konsiderohet si një ndër artistët që hodhi themelet duke
krijuar fizionominë e dekorit në filmin shqiptar.

Venue

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tirana, Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics