Loading Events

Galeria FAB

December 13 @ 10:00 am - December 16 @ 6:00 pm

Ekspozita “Proçes / PROCESS”

Hapet në Fakultetin e Arteve të Bukura ekspozita PROÇES / PROCESS

Kohëzgjatja: 26 NËNTOR – 16 DHJETOR 2018
Kurator:: Ilir Kaso
Inaugurimi: 26 NËNTOR, ora 18:00.

Programi: http://uart.edu.al/media/Programi%20i%20ekspozites%20PROCES.pdf

—-

Universiteti i Arteve dhe Fakulteti i Arteve të Bukura ka kënaqësinë t’ju ftojë në aktivitetin kulturor me titull “Proçes”. Ky aktivitet ndërthur proçesin krijues me atë pedagogjik dhe shkencor duke mundësuar simpoziume, punëtori dhe biseda të hapura mbi çështje të artit dhe pedagogjisë. Ky format u jep mundësinë për pjesëmarrje jo vetëm pedagogëve që merren me studime shkencore, por edhe studentëve që kanë mbaruar Universitetin e Arteve dhe vazhdojnë krijimtarinë e lirë apo studimet e tyre diku tjetër. Gjithashtu ky aktivitet i shërben marrëdhënies pedagogjike duke prezantuar punën krijuese dhe kërkimore një publiku që do të ketë mundësinë të njihet me figura të njohura në historinë e artit shqiptar dhe atë botëror. Këtë vit, kemi zgjedhur artistin e mirënjohur në fushën e fotografisë botërore Gjon Mili, i cili do të jetë personazhi honorifik për këtë edicion. Ne u frymëzuam nga një seri fotografish që Mili ka realizuar në vitin 1949 dhe vendosëm të zgjedhim fjalën “proçes” për ndërtimin e këtij aktiviteti, duke menduar se proçesi krijues është elementi thelbësor në veprimtarinë artistike dhe atë shkencore. Pavarësisht hapësirës optimale që ofron galeria FAB, kemi ndërtuar një hartë me dinamikë më të gjerë veprimi duke bashkëpunuar me galeritë Kalo dhe Zenit. Duke u zgjeruar në hapësirë, ky aktivitet kërkon gjithashtu të zgjerohet edhe në kohë, ndaj kemi ndërtuar një program të mirëdetajuar i cili do të informojë publikun për vendin dhe ngjarjen e rradhës. Duke shpresuar se do të kemi mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjithashtu, ju ftojmë të ndërtojmë bashkarisht këtë aktivitet kulturor përgjatë ditëve 26 nëntor – 16 dhjetor 2018.

University of Arts and Faculty of Fine Arts is pleased to invite you to the artistic and cultural event called “Process”. This event combines the creative and pedagogical process with the scientific one, through symposiums, workshops and open discussions on the issues of art and teaching. This framework will give a chance of participation not only to the academic staff which are focused on the scientific research but also to the alumni of the University of Arts and other ex students which are continuing their studies in other insitutions. This activity will serve also to the pedagogical relationships by introducing the creative and researching works to an audience, which will be exposed to well-known local and international artists. In this edition we have chosen to honor the world-known photographer Gjon Milli. Inspired by a series of photos he created in 1949, we choose the word “Process” for this event, considering that the creative process is the basic element in the artistic and scientific activity. Besides the optimal space provided by FAB Gallery, we decided to create a wider operational dynamic by collaborating with “Kalo Gallery” and “Zeta Gallery”. By expanding the locations, the event we also require the extension of its time-frame, which is the reason why we have built a well-designed program in order to inform the public on the location and timing of every specific activity. By hoping in having your understanding and as well as your collaboration, we invite you to build together this cultural activity which will take place from November 26th until December 16th, 2018.

Artistët / Artists: Albes Fusha – Arben Bajo – Ardian Isufi – Ardian Pepa – Edison Çeraj – Edmond Gjikopulli – Ergys Krisiko – Ermal Baboçi – Fatmir Miziri – Florian Haxhihyseni – Gazmend Leka – Harri Aleksi – Kreshnik Xhiku – Merita Selimi – Mikel Temo – Orlis Vathi – Sadik Spahija – Shpëtim Kërçova – Viktor Ferraj – Vladimir Llakaj – Vladimir Myrtezai

Venue

Universiteti i Artve, Bulevardi Deshmoret e Kombit
Tirana, Tirana 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics