Loading Events

Galeria Kombetare e Arteve

September 20 @ 8:00 pm - December 1 @ 5:00 pm

Ekspozita “Prova” e Adrian Pacit @Galeria Kombëtare e Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë t’ju ftojë ditën e premte 20 shtator, ora 20:00 në hapjen e ekspozitës personale të Adrian Pacit, kuruar nga Adam Budak. 

Nga dinamikat e largimit dhe mërgimit përmes një rituali të përkatësisë dhe identifikimit deri tek mekanika e vetëfuqizimit dhe emancipimit; nga pafajësia e fëmijërisë drejt inicimit shoqëror dhe deri në një zë të pjekur të një rezonance politike, vepra e Adrian Pacit (lindur më 1969, Shkodër) shpalos narracionin e zhvendosjes dhe humbjes.

Prova – një titull i përbashkët për ekspozitën dhe punën më të fundit në video të artistit – është një koleksion auto-portretesh – ndoshta gjesti politik më i pjekur dhe më radikal i artistit, shpreh urgjencën për të ndërmarrë veprime dhe tregon gatishmërinë për të aktivizuar ndjenjën e përgjegjësisë qytetare. Këtu, Paci përcakton hapësirën e paraqitjes Arendtiane, ku procesi i ndërtimit të qytetërimit, si dhe politika e njohjes janë përsëritur dhe rivendosur. Prova është një ushtrim – një përpjekje, një tundim, agjenci dëshire e madhe dhe e gjatë. Prova është një testim – një veprim i hartëzimit të mundësive dhe shanseve, zbulimit të potencialeve dhe zotërimit të aftësive, premtim për një performancë të suksesshme që do të vijë. Prova është një provë gjithashtu, një dokument i një përvoje të jetuar, dëshmuar, rivendosur. Ky është kulmi në oeuvre-ën e Pacit, një iniciativë dhe një sintezë përfundimtare, me fjalët e vetë artistit: “një moment tensioni si një metaforë për botën dhe gjendjen e saj në transformim te vazhdueshëm”.

Prova, prova, prova, prova, prova…Fjala bartet së bashku ndërsa kamera portretizon protagonistët e gatshëm për të vepruar në skenën e speculum mundi. Ashtu si në një kor të sapokrijuar, zërat e shumëfishtë këndojnë midis vetëbesimit dhe mungesës së tij, të pezulluar, të dëgjuar me zor, të turpëruar, të pashtershëm, nganjëherë me zë të lartë, shpesh herë të shtypur, në të njëjtën kohë të pafajshëm dhe të dekurajuar edhe pse të guximshëm dhe të saktë. Një ndjenjë e përulësisë dhe bezdisë i ndihmon ata të duken më të fortë dhe të qartë. Prova, prova, prova, prova, prova… Pasiguria dhe mosbesimi, të shkruara në fytyrat e interpretuesve amatorë, sjellin origjinalitet dhe frikë. Ne jemi në pragun e fjalës, në pikën e kthesës së fjalës dhe destinacionit të saj. Si e tillë, Prova vendos një mise-en-scène për një mesazh mesianik të optimizmit politik dhe shpresës; skena urbane e Prova-s është një asamble polifonike, një parlament i shumëllojshmërisë, një provë e fundit për gadishmërinë e një subjekti politik në rritje. Si një shoqëri në gjendje apatie dhe hipnotike që pret një recetë të mundësive të parealizuara dhe shanseve të tretura, ekzaminimi kritik i Pacit për potencialet, i mbyllur nga sistemi shtypës dhe kufizimet e tij, dhe anatomia e dëshirës politike funksionon si akuzë dhe paralajmërim për të ardhmen.

Adrian Paci është një tregimtar dhe krijues i imazheve. Në ekspozitën Prova, imazhi në lëvizje dialogon me imazhin e ndalur të serive fotografike si dhe me imazhin e kapur brenda kornizës së një pikture, e cila mbetet vokacioni dhe mjeshtëria kryesore e artistit, duke dëshmuar shkathtësinë formale të Pacit dhe interesin e tij në një shumëllojshmëri të shprehjeve dhe gjuhëve. Motivet e marra nga videot rishfaqen të përkthyera në forma të tjera, ndërkohë që cilësia kinematografike fiton një ngjyrim piktorik; Paci manovron lirshëm në mes të mediumeve, duke eksploruar materialitetin, si dhe aspektet sensuale të një mediumi si një formë e të shprehurit. Çdo punë aktivizon një formë marrëdhënie dhe ndërmjetësimi. Duke përdorur metoda teatrale të distancimit dhe afërsisë, artisti e bën shikuesin të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm në mënyrë kritike për atë që ai / ajo sheh dhe vështron. Ky është rituali personal i Pacit që përsërit politikën e gjesteve në një transferim alkimik, vetë-referencial të imazheve, kuptimet e tyre, format dhe kontekstet.

 

Rreth artistit 
Adrian Paci (lindur në vitin 1969 në Shkodër, Shqipëri) ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në vitin 1997 ai është vendosur në Milano, ku jeton dhe punon. Gjatë karrierës së tij Adrian Paci ka patur shumë ekspozita personale në institucione të ndryshme ndërkombëtare si: Musée d’Art Contemporain de Montréal (2014); Padiglione d’Arte Contemporanea – PAC, Milan (2014); Jeu de Paume, Paris (2013); National Gallery of Kosovo, Prishtina (2012); Kunsthaus Zurich, Zurich (2010); Bloomberg Space, London (2010); The Center for Contemporary Art – CCA, Tel Aviv (2009); Museum am Ostwall, Dortmund (2007); MoMA PS1, New York (2006) dhe Contemporary Arts Museum, Houston (2005). Ndër ekspozitat e ndryshme kolektive, puna e Adrian Pacit është paraqitur edhe në edicionin e 14-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Bienales di Venezia (2014); në edicionin e 48-të dhe 51-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – La Bienale di Venezia (përkatësisht në vitin 1999 dhe 2005); në Bienalen e 15-të Sidneit (2006); në edicionin e 15-të Quadriennale Rome, ku ai fitoi çmimin e parë (2008); në Bienalen de Lyon (2009); dhe në edicionin 4-të të Bienales të Selanikut për Artin Bashkëkohor (2013).

Venue

Bulevardi Deshmoret e Kombit
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics