Loading Events

Europe House

November 6 @ 7:00 pm - November 11 @ 5:00 pm

Ekspozite Fotografike / Photo Exhibition: “Trans Balkan”

ENGLISH BELOW

TransBalkan është një dokumentar fotografik i cili sjell në focus çështjen e personave transgjinorë në rajonin e Ballkanit.

Autori ka udhëtuar nëpër të gjithë cepat e gadishullit Ballkanik për të takuar, intervistuar dhe fotografuar më shumë se 60 personav nga vende, besime, kultura dhe mbi të gjitha eksperienca tranzicioni të ndryshme.

Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi komunitetin transgjinor të Ballkanit duke promovuar një botëkuptim më të thellë të këtij komuniteti në publik. Duke u përqëndruar në aspektin personal të eksperiencave të këtyre individëve, ekspozita Trans Balkan e fton audiencën të njihet nga afër me persona transgjinorë që jetojnë në rajonin tonë dhe në këtë mënyrë të ndërgjegjësohen mbi vështirësitë dhe realitetin që ata përjetojnë në Ballkan.

Pas shfaqjes së ekspozitës ne Serbi, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosove, Norvegji dhe Bullgari tashmë “Trans Balkan” vjen edhe në Tiranë dhe do të jetë e hapur për publikun prej dates 6 deri ne 11 Nëntor pranë Europe House (Rr. Papa Gjon Pali 2).

Ekspozita shfaqet në Tiranë në kuadër të Konferencës rajonale të ERA’s “Të drejtat tona, e ardhmja juaj” në datat 6-9 Nëntor dhe zhvillohet me mbështetjen e Europe House.

Biografia e autorit:

Aleksandar Crnogorac ka lindur në Vienë në vitin 1979 nga prindër me origjinë jugosllave. E kaloi fëmijërinë e tij në Beograd (Jugosllavi) dhe më pas studio në Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (B.A Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike, Universiteti i Kalifornisë së Jugut; M.A në Studime Mesdhetare, Kings College Londer, Britani e Madhe; M.A në Fotografi, Instituti SPEOS, Paris). Në punën e tiij fotografike ai i dedikohet dokumentimit të aspekteve të ndryshme të eksperiencës njerëzore. Në shumë prej punëve të tij, autori eksploron lidhjen midis aspektit fizik të eksperiencës njerëzore, duke kërkuar lidhjen midis trupit njerëzor dhe identitetit personal. Aktualisht ai jeton dhe punon midis Milanos dhe Beogradit dhe përqëndrohet në realizimin e dokumentareve si dhe fotografi komerciale apo portrete.

TransBalkan is a documentary photographic project which via a traveling exhibition helps bring focuses on the question of the transgender community in the Balkan region.

So far the author has traveled to all corners of the Balkan peninsula in order to meet, interview and photograph more than 60 trans individuals coming from 9 countries, different religious social and educational backgrounds and most importantly at different points of their personal transitions.

The goal of this project is to help raise visibility of the Balkan transgender community by further promoting a deeper understanding of this minority by the wider public. By focusing on the personal aspect of the human experience of these individuals, the Trans Balkan exhibition invites the audience to actually meet the trans community living in their region and in doing so it is helping to raise awareness of the diffcult conditions and realities trans people in the Balkans face.

After successful exhibitions in Serbia, Croatia, North Macedonia, Kosovo, Norway and Bulgaria, the exhibit comes now to Tirana and will be open to the public from 6 until 11 November at Europe House (Str. Papa Gjon Pali II).

The exhibition is coming to Tirana in the framework of the ERA Regional Confernce “Our Rights, Your Future” and is being hosted with the support of Europe House.

AUTHORS’ BIOGRAPHY

Aleksandar Crnogorac was born in Vienna in 1979 by parents of Yugoslav descent. He spent his childhood in Belgrade (Yugoslavia) and then studied in Switzerland and the United States (BA International Relations & Political Science, University of Southern California; MA Mediterranean Studies, Kings College London, UK; MA Photography, SPEOS Institute, Paris France ). In his photographic work he is dedicated to documenting various aspects of human experience and life. In many of his works, the author explores the connection between the physical aspect of human experience, seeking the connection between the human body and personal identity. He currently lives and works on the route Milan – Belgrade and is dedicated to lengthy documentary works as well as commercial and portrait photography.

Venue

Bulevardi Deshmoret e Kombit
Tirana, Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics