Loading Events

Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

March 16 @ 10:30 am - March 23 @ 11:15 am

Faraoni @ Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Vepra dramaturgjike për fëmijë me titull ‘FARAONI’ bën fjale për një Faraon të lig i cili është dënuar nga një Zanë nëpërmjet magjisë, që të flinte për tremijë vjet. Sapo kjo kohë plotesohet Faraoni mund te zgjohet nga gjumi shekullor vetëm nëpërmjet një lengu magjik që mund ta realizonin shtrigat e tij. Por shtrigat gjatë procesit të pergatitjes së lëngut hasin një problem që i pengon, sepse i nevojitet edhe një element i fundit të cilin ato nuk e kanë. Atyre i duhet loti i një fëmije të trishtuar, dhe këtë fëmijë shtrigat shkojnë dhe e gjejnë në një familje ku prindrit e fëmijës sapo janë ndarë. Ato e rrëmbejnë fëmijën dhe e realizojnë magjinë duke e zgjuar Faraonin, por prap hasin në një tjetër problem. Prinderit e fëmijës kanë ardhur aty pranë tyre, ata luftojnë me të keqen, edhe…

Vepra ‘FARAONI’ nëpërmjet një këndvështrimi shumë fëminor edhe të qart, trajton temën e ndarjes së një ccifti me fëmijë, dhe pasojat që kjo dramë sjell tek secili nga pjestarët e familjes, e kryesisht të femija. Nga ky këndvështrim fëminor dhe artistik, vepra shfaq rreziqet që i kanosen një fëmije i cili nuk ka fatin të ketë prane vetes, ccdo ditë, të dyja mburojat prindërore, për të qenë sa më i sigurt në aspektin emocional, psikologjik, edhe fizik. Vepra nëpermjet argëtimit, synon të nxis reflektim të fëmijët dhe te prindrit e tyre, duke promovuar dashuri dhe vullnet për të kapercyer ngërcce.
Vepra nuk merr përsipër të kritikojë me forcë divorcin si fenomen, por thjesht merr përsipër ti ftojë njerëzit në reflektim për më të mirën e të ardhmes, e për më të mirën e ië gjithëve.

Mezazhi: Të bashkuar mund t’ja dalim!

Venue

Rruga Murat Toptani (0.31 mi)
Tirana, Tirana 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics