Loading Events

Muzeu Historik Kombetar

May 2 @ 10:00 am - May 5 @ 7:00 pm

” FIJE BARI ” FESTIVALI NDERKOMBETAR KULTUROR @Muzeu Historik Kombetar

” FIJE BARI ”
FESTIVALI NDERKOMBETAR KULTUROR
2-5 MAJ 2019
MUZEU HISTORIK KOMBETAR

A mundet një Festival Letërsie të përçojë mesazhe Ambientaliste apo Natyraliste, apo më tej edhe Atdhedashurie; sigurisht përderisa kritika lëvdon romanet e rinj të pagëzuar “Fiction Clima” dedikuar Natyrës, lëvizjeve ambientaliste dhe luftës për mbrojtjen e mjedisit. Eh ja, sikur Naimi dhe Dritëroi ta dinin që vargjet e tyre do të kategorizoheshin një ditë si kjo e sotmja si Luftëtarë Mbrojtës të Planetit, nuk do t’i kishin reshtur vargjet.

Festivali Ndërkombëtar Kulturor “Fije Bari”, tërësisht sipas konceptit Outdoor, çelet në datë 2, Maj në Muzeun Historik Kombëtar, me pjesëmarrjen e Botuesve, Autorëve, Përkthyesve, Kritikëve të Artit, Studiuesve të Artit, por edhe Natyrës, Mjedisit, Institucioneve të Kulturës dhe Arsimit, Shkollat e Mesme, Universitetet, Bibliotekat, Libraritë dhe Shpërndarësit e Librit.

Është programuar Muzeu Historik Kombëtar dhe pjese te Sheshit Skënderbej si pritës i Festivalit, si forma e hapur dhe mikpritëse më e përshtatshme për përmbajtjen e “e gjelbër” dhe të lirë të festivalit, duke garantuar akses të kollajshëm për vizitorët dhe lexuesit, dhe një konfigurim të mirëprogramuar të sipërfaqeve të ekspozimit, sallave të konferencave (me tenda ekspozimi dhe ambiente të mbrojtura), Skenave e Pedanave Open-Air për takimet me autorët, pasditet letrare, shfaqjet teatrore.

Kënde të veçanta, ndarë sipas letërsisë fiction apo non-finction, autorë të dashur e popullorë, autorë të rinj, këndet e botimeve joletrare për Natyrën dhe Mjedisin.

Pa harruar, autorët non-fiction, që shkruajnë ditarë udhëtimesh, bujq të panjohur por njohës të gjuhës së tokës, ekspertë të mjedisit, shkencëtarë, pjesëmarrës në misione humanitare apo në mbrojtje të mjedisit, Greenpeace etj. Ndonjëherë, edhe pse pa pretendime letrare, vepra të tilla falë spontanitetit ndihmojnë që të rizbulohen imazhe e vende të humbura a harruara, kultura e tradita zejesh e punimit të tokës, takim me kafshë pune a shtëpiake në lirinë e tyre natyrale.

Venue

Sheshi Skënderbej 1
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics