Loading Events

Galeria Kombetare e Arteve

October 18 @ 7:00 pm - 8:00 pm

Ftesë: Bisedë me gazetaren Elsa Demo

Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë t’ju ftojë ditën e premte 18 tetor, ora 19:00 në një bisedë që zhvillohet me gazetaren Elsa Demo, e katërta në ciklin e bisedave që do të shoqërojë ekspozitën “Prova” të Adrian Pacit.

SINOPSIS
“Imazhe tradhëtare”

Ekspozita e Adrian Pacit në Galerinë Kombëtare të Arteve prezanton premierë dy vepra që e kanë origjinën tek rivizitimi i arkivit personal të artistit dhe i arkivave të huaja publike për të eksploruar respektivisht “manipulimin e dijes” dhe “teatralitetin e dhimbjes” në një regjim totalitar.
Nisur nga kjo premisë ngremë një rast studimi nga kinemaja jonë kombëtare si bartëse e imazhit historik të një vendi dhe si shembull i manipulimit të vazhdueshëm të opinionit publik. Si dokument i një shoqërie të politizuar, po edhe si vepër arti ka arsye historike, kulturore dhe politike për t’u trajtuar. Një shërbim që vlen për të analizuar manipulimin e opinionit publik në një sistem politik pluralist.

RRETH FOLËSES
Elsa Demo është gazetare e temave dhe çështjeve për artet dhe kulturën prej vitit 2000. Autore e artikujve të shumtë, eseve, reportazheve, analizave. Aktualisht është autore e emisionit “Artes” në Televizionin Shqiptar.
Është fituese e Çmimit “Woytila” për gazetarinë (Itali, 2009).
Lektore e gazetarisë në Universitetin e Tiranës e të Elbasanit.
Bashkë me publicistin dhe studiuesin Ardian Klosi, kanë hartuar dhe botuar dy antologji dokumentare dhe letrare: “Shqipëria kujton. 1944-1991”, Tiranë 2009; dhe “Shqipëria tregon 1991-2010”, Tiranë 2010.
Aderon në Federatën Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit (FIPRESCI).
Doktoron pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Venue

Bulevardi Deshmoret e Kombit
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics