Loading Events

Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

December 6 @ 7:00 pm - December 9 @ 8:30 pm

Jashte Deres @ Teatri Kombetar Eksperimental

“Jashtë derës” është historia e një ushtari që kthehet në vendlindjen e tij, në Gjermani, pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Ai kthehet dhe përpiqet që të vazhdojë jetën e të hyj në shoqëri. Por eksperienca e tij në luftë është kaq e fortë saqë ai duke qenë një njeri mendërisht shumë i ndjeshëm e ka të pamundur të harrojë se çfarë ka ndodhur. Ai kthehet në shtëpi por gruaja e tij është me një burrë tjetër. Përpiqet që të krijojë një mardhënie me një vajzë tjetër por e kaluara i shfaqet paritur. Ai përpiqet ti kthejë mbrapsht ccdo gjë kolonelit, por merr përgjigje negative, ai përpiqet të shkoj në shtëpi, por…
Këto fjalë:”përpiqet”, “por” janë baza në këtë shfaqje. Ështrë makthi I një të riu të cilit i janë mbyllur dyert.
Regjisori e sheh këtë vepër mjaft aktuale me realitetin në Shqipëri. Shumë njerëz që ai ka takuar, kryesisht të rinj thonë se në Shqipëri është e vështirë të jetohet dhe të arrish diçka sepse sistemi është dyshues. Nëse nuk janë nevojat bazë si mjekësia, përkujdesi, puna apo edhe arti si mund të ekzistosh?
Kjo është lidhja kryesore me këtë pjesë sepse në këtë shfaqje personazhet përballen me nevojat bazë të ekzistencës. Nëse ata nuk janë të plotësuar atëherë vjen pyetja: Çfarë vjen më pas?
AUTOR: WOLFGANG BORCHERT
REGJIA: MANTAS JANCIAUSKAS
PËRKTHEU: AFRIM KOÇI
SKENOGRAF: BEQO NANAJ
KOSTUMOGRAFE: SOFI KARA
AS/REGJISOR: DAJANA NENAJ
INTERPRETOJNË: ENDRI ÇELA, MEHMET XHELILI, ROMIR ZALLA, DASARA XHANGOLLI, ADRIANA TOLKA, ILIRDA BEJLERI, MATEO DERVISHAJ, ALGIONA AGA
OLGERT MATAJ, KLEJDI MATAJ, JULIAN HURDHA, KLEIVERT IBRAHIMLLARI, ANXHELA SHKRELI, PAOLA KADILLARI, DENARDO NEZIRI

Venue

Rruga Murat Toptani (0.31 mi)
Tirana, Tirana 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics