Loading Events

Teatri Korce

February 14 @ 7:00 pm - February 21 @ 8:30 pm

Kaba 2.0 Festiv.al 2020 – Winter Edition

Rikthehet Kaba 2.0 Festiv.al ne Teatri Korce
Kurbetllinjtë që rizgjojnë traditat

Tre koncerte të papërsëritshme që i meriton Korça e kitarave.
Tre akte, të paharrueshme nga tre vende të ndryshme dhe katër origjina – të gjithë mërgimtarë. Kudo ata shkojnë mbajnë një copëz atdhe, të cilin ndajnë me ne.

2 Shkurt – DuOud
“Le Monde” – Të zëshëm dhe ritmikë… gjallërues si dashnia, “Enfant Terrible” të Oud -një nga instrumentet më të moçme që vjen nga Persia e lashtë dhe i konsideruar Shahu i instrumenteve me tela. Është stwrgjyshi i liUTit të oborreve të Europës, i llahUTës apo i lahUTës shqiptare.
Break beats, techno, jazz, grooves dhe rock për një koncert “Sexy & Mad” si titulli i albumit të fundit.

14 shkurt – Linda Rukaj
Parisi në Korçë – Kêngëtare, kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste që nga mosha 6 vjeçare, Linda Rukaj angazhon një larmi instrumentesh që evokojnë emocione të përveçme, duke përçuar gjithëpërfshirje dhe intimitet, krahas një force ndjesore të pashoqe.

21 shkurt – Antonio Forcione
“Pasion, Hir dhe Zjarr” (The Times)
Kompozitor, kitarist dhe producent, arbëreshi Forcione konsiderohet nga kritika si “Jimi Hendrix i kitarës akustike”. Një histori talenti, pasioni dhe egërsie spazmike për të arritur përsosmërinë e nxjerrjes së çdo tingulli dhe emocioni nga kitara. Rezultati? Një gërshetim virtuoz, ritme impulsive dhe ambicie e flaktë shpirtërore, shoqëruar me një prekje humori të lindur.

Venue

Rruga Ismail Qemali
Korce, Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics