Loading Events

Sheshi Skënderbej

December 15 @ 10:00 am - December 16 @ 6:00 pm

Këpucët e Krishtlindjes

Mbase nuk e ke menduar ndonjëherë, por nëse ul kokën poshtë me siguri vëren këpucët! Një palë këpucë janë të rëndësishme sepse ato i japin një njeriu dinjitet. E megjithatë shumë fëmijë në Shqipëri nuk kanë mundësinë të gëzojnë një palë këpucë të reja e të ngrohta! Dimri tashmë ka ardhur dhe ne duam të sigurojmë për këta fëmijë këpucë të ngrohta që do t’ua bëjnë ditët në shkollë me të bukura.

Bashkë me ju ne duam të dhurojmë 500 palë këpucë për fëmijët më në nevojë në Tiranë dhe Shqipëri. Ndaj nëse bashkohesh me ne dhuron një palë këpucë ky mund të jetë hapi i parë në udhëtimin transformues të një fëmije.
Si mund të përfshiheni?
– Përhapni lajmin tek sa më shumë njerëz.
– Dhuroni një palë këpucë të reja
– Ofroni kohën tuaj si vullnetar për grumbullimin dhe shpërndarjen e këpucëve.
– Dhuroni financiarisht për të blerë një palë këpucë.

Këpucët do të grumbullohen:
Sheshi Skënderbej, Tiranë
1-2 Dhjetor 2018 Ora 10:00 – 18:00
8-9 Dhjetor 2018 Ora 10:00 – 18:00
15- 16 Dhjetor 2018 Ora 10:00 – 18:00

Falë jush një fëmijë nesër do të thotë: “Isha i zbathur dhe ju më mbathët!”

Venue

Sheshi Skënderbej
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics