Loading Events

Universiteti i Arteve te Bukura

February 11 @ 6:00 pm - 9:00 pm

Koncert folklorik @Universiteti i Arteve

Të dashur miq, nëse jeni lodhur nga monotonia e çdo dite dhe doni të kaloni një mbrëmje ndryshe, ju ftojmë të na bashkoheni në koncertin përmbyllës të fushatës sonë ndërgjegjësuese “Ruaj traditën, festo shqip”, për ruajtjen e folklorit (këngëve dhe valleve popullore) nga të rinjtë. Të ftuar do të jenë këngëtarët dhe valltarët më të njohur të skenës shqiptare.
Shitja e biletave ka filluar, prandaj rezervoni biletën tuaj, pse jo të ftoni miqtë dhe të afërmit tuaj. Mos harroni se:”Këngët dhe vallet popullore rinojnë edhe dheun”.
Koncerti do të zhvillohet më 11 Shkurt 2019, në 18:00, në Universitetin e Arteve, salla e madhe.
Ju premtojmë një natë të paharrueshme.

Jeni të mirëpritur 🙂
#perfolklorin #perterinjte #ruajtraditenfestoshqip

Venue

Sheshi Nene Tereza
Tirana, Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics