Kuartet nga Heiner Müller - Into Albania Events
Loading Events

Teatri Kombetar

January 13 @ 7:30 pm - 9:00 pm

Kuartet nga Heiner Müller

Kuartet (Quartett)

nga Heiner Müller

Regjisor: Andreas Pronegg
Luajnë: Arjola Demiri, Ermal Sadiku

HEINER MÜLLER (1929-1995) është një ndër autorët më të shquar në dramaturgjinë bashkëkohore gjermane. Letërsia gjermane në gjysmën e dytë të shekullit 20 u begatua jashtëzakonisht me veprën e Müller; vepër kjo e karakterit ekperimental, provokues, shprehës dhe me forcë të jashtëzakonshme gjuhësore. Përveç skenës popullore të teatrit, emri i tij lidhet ngusht me avangarden estetike prej më radikale në të dy blloqet gjermane (së pari në DDR, më vonë edhe në Gjermaninë pas shëmbjes së Murit të Berlinit), si dramaturg, poet, prozator, eseist e regjisor. Në qendër jo vetëm të jetës së Müller, por edhe të veprës së tij është historia. Tekstet e tij paraqesin ndërlidhje të ngushta me ngjarje historike, ku të cilat kohëpaskohë tematizojnë çarjet e Gjermanisë. Ngjarjet historike të cilat kanë bërë epokë, bënë që Müller të luaj sidomos në dramaturgjinë e tij përmes metodës ‘e kaluara në të ardhmen’. Temat e tij shpesh përvijohen nga antika deri në ngjarje aktuale politike, pastaj motive nga historia e letërsisë në momente fiktive/reale të ndërlidhura e montuar prej formave të ndryshme. Ndikimi i tij hapi një frymë të re teatri, të ashtuquajtur më vonë si ‘teatri postdramatik’, i cili influencoi një gjeneratë të tërë autorësh, nga vitet ’80 gjer më sot. Müller ishte nga 1990-1995 edhe president i ‘Akademie der Künste / Ost’, si dhe drejtues i Berliner Ensemble.

mbi tekstin dramatik:

KUARTET (Quartett) është shkruar më 1980, dramë me dy karaktere e bazuar në romanin ‘Les Liaisons dangereuses’ të Pierre Choderlos de Laclos. Aspekti kohor është i zhvendosur nga ai burimor, duke e adaptuar në relacione kohore: në një sallon borgjez para Revolucionit Francez, si dhe në një bunker para luftës së tretë botërore. Personazhet anagonistë Marquise Merteuil dhe ish i dashuri saj Vicomte Valmont reduktojnë historinë e konfliktit të tyrë në një bisedë të pastër mbi dashurinë, seksin dhe trupin. Gjuha dhe seksualiteti bëhen shkas për ndërrimin e roleve të dy karaktereve. Retorika e fuqishme shndrrëhet në perversion ndërmjet marrëdhënieve ndërnjerëzore, e cila shkon aq larg thuajse deri në vetëshkatërrim. Drama e tyre lë hapur zbraztësi e një lloj lodhje drejt fundit, të cilët e ndërthurin përmes shprehive dhe mallit të parealizuar si çift. Po ashtu teksti përmbanë pika humori të theksuara, të cilat e plotësojnë dramën me elemente komedie.

Venue

Rruga Sermedin Said Toptani, Tiranë 1000
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

04 222 3022

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics