Loading Events

Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

October 19 @ 10:30 am - December 1 @ 12:15 pm

Libri i Paqes – shfaqje teatrore për fëmijë

Në “Librin e Paqes”, janë shkruar rregullat e reja që kanë vendosur piratët, të cilët pas takimit me Plakun e mënçur e të verbër, kanë vendosur të shpërndajnë thesarin tek njerëzit e varfër. Dhe kështu, së bashku me plakun dhe Princeshën nisin aventurën e tyre të re. Mirëpo Sirena e detit përpiqet t’i ndalojë. Qëllimet e saj janë dashakeqe; dëshiron me doemos të sjellë kaos dhe të prishë paqen në botë.
Përmes aventurës, situatave komike, koreografisë dhe mesazheve që shfaqja përcjell, do të tregohen peripecitë me të cilat piratët përballen për të mundur forcën e keqe.
Vepra i takon stilit modern dhe vjen e ndërthurur këndshëm me performanca, lëvizje koreografike dhe me dialog, ku nga të tre elementet e përdorur kuptohen qartë aksionet apo përjetimet që u ndodhin aktorëve në skenë.
Mesazhi që përcillet në vepër: Njeriu nuk duhet të ketë turp nga gabimet e tij pasi gabimet janë njerëzore. Ai duhet të mësojë prej tyre në mënyrë që të përmirësohet.
Teksti dhe regjia: Dajana Nenaj
Kostumografe: Sofi Kara
Skenograf: Beqo Nanaj
Koreografe: Rosela Pellicciotti
Me aktorët:
Ledjan Gjeçi, Xhoana Karaj, Julian Hurdha, Denardo Neziri, Greta Baci

Venue

Rruga Murat Toptani
Tirana, 100 Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics