Loading Events

Liceu Artistik “Jordan Misja”

November 8 @ 7:00 pm - 8:30 pm

Mbrëmje e Muzikës së Dhomës “Flauti Magjik”

Mbrëmje e Muzikës së Dhomës “Flauti Magjik”
E Premte, 8/11/2019, ora 19:00, Liceu Artistik, salla “Tonin Harapi” Tiranë
Hyrja e lirë!

Që prej antikitetit flauti konsiderohet si një instrument pothuajse magjik, që i jep krahë fantazisë dhe ka një efekt deri hipnotizues te njerëzit. Këtë efekt flauti nuk do të mungojë ta shfaqë edhe në mbrëmjen tonë me muzikë dhome gjermano-shqiptare gjatë Tetorit Gjerman.

Qendra Goethe Tiranë dhe Ambasada Gjermane ju ftojnë në një mbrëmje klasike, gjatë së cilës tre muzikantë do të kërkojnë të ngrenë ura harmonie mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Pikërisht për këtë koncert do të vijë në Tiranë Claudia Stein. Ajo është flautiste solo e Orkestrës Shtetërore Berlin, një prej trupave orkestrale lider në mbarë botën, nën drejtimin e Daniel Barenboim. Claudia Stein do të prezantojë së bashku me koncert-çelistin Vlorent Xhafaj si dhe pianistin dhe docentin e pianos Marin Gjollma pjesë të ndërtuara për instrumentin magjik të flautit.

Në programin e kësaj mbrëmjeje me muzikë dhome do të bëjnë pjesë ndër të tjera variacione të Beethovenit nga opera e Moxartit “Flauti Magjik”. Por edhe pjesë të tjera sikundër janë Suite për flaut dhe piano (op.34) nga Charles-Marie Widor apo pjesë nga George Eenescu dhe Carl Maria von Weber do të tingëllojnë bukur në Sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik Tiranë.

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjermani 2019 „gur-gur bëhet URË“. Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund t’a shkarkoni nëpërmjet këtij Linku: https://qrco.de/tetorigjerman

***

Kammermusikabend „Zauberflöte“
Freitag, 8/11/2019, 19:00 Uhr, Liceu Artistik, salla “Tonin Harapi” Tirana
Eintritt frei!

Seit der Antike gilt die Flöte als ein geradezu magisches Instrument, das die Fantasie beflügelt und fast hypnotisch auf die Menschen wirkt. Bei unserem deutsch-albanischen Kammermusikabend wird die Flöte auch im Deutschen Oktober ihre Wirkung sicher nicht verfehlen!

Das Goethe-Zentrum Tirana und die Deutsche Botschaft laden ein zu einem klassischen Abend, bei dem drei Musikerinnen harmonische Brücken zwischen Deutschland und Albanien bauen wollen. Extra für dieses Konzert kommt Claudia Stein nach Tirana. Sie ist Soloflötistin der Staatskapelle Berlin, einem der weltweit führenden Orchester unter Leitung von Daniel Barenboim. Gemeinsam mit dem albanischen Konzertcellisten Vlorent Xhafaj sowie dem Pianisten und Klavierdozenten Marin Gjollma wird Claudia Stein Werke rund um das zauberhafte Instrument der Flöte präsentieren.

Auf dem Programm des Kammermusikabends stehen unter anderem Beethovens Variationen von Mozarts Oper „Die Zauberflöte“. Aber auch die Suite für Flöte und Piano (op. 34) von Charles-Marie Widor sowie weitere Stücke von George Enescu und Carl Maria von Weber werden in der “Tonin Harapi” der Kunst-Lyzeum Tirana erklingen.

Diese Veranstaltung ist Teil des Deutschen Oktobers 2019 „von MAUERN zu BRÜCKEN“. Alle Veranstaltungen finden Sie auf unserer Webseite: www.tetori-gjerman.com und in unserer App, die Sie unter folgendem Link downloaden können: https://qrco.de/tetorigjerman

Venue

Rruga e Elbasanit
Tirana, Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics