Loading Events

Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana

October 3 @ 7:00 pm - October 27 @ 8:15 pm

MetroFest 3

MetroFest 3
3-27 Tetor – Teatri Metropol

Miq të teatrit Metropol,

nga data 3-27 Tetor kemi kënaqësinë t’ju paraqesim e mirëpresim në edicionin e tretë të METROFEST, festivali i teatrit, dedikuar veprës shqiptare të arkivit.
Këtë edicion ja kemi kushtuar tërësisht komedisë, me katër vepra shqiptare që vijnë në skenë për herë të parë.

Ju mirëpresim!

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 Rezervoni biletën tuaj edhe në web: www.teatrimetropol.al

PROGRAMI METROFEST 3

• KOLLTUKU nga P.K.
Regjia: Sonila Kapidani
Interpretojnë: Bledar Naska, Griseld Kapllanaj, Ismail Shino, Mirela Naska
Data: 3,4,5,6 Tetor

Një ish-drejtor teatri, dy aktorë të dashuruar dhe një sufler përfundojnë në një ishull të pabanuar në mes të detit pasi u përmbytet anija. Kjo botë e re kërkon një sistem të ri shtetëror. Monarki apo republikë? Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Kush do të fitojë “kolltukun”?

• SOT TETE DITE nga Josip Rela
Regjia: Elona Hyseni
Interpretojnë: Alba Shtembari, Erin Kujofsa, Ermir Hoxhaj, Ermir Jonka, Iris Karaxha, Klea Konomi, Paola Xhafa, Xhino Musollari
Data: 10,11,12,13 Tetor

Një djalë dhe një vajzë të dashuruar janë në mes të një dileme. A duhet të fitojë dashuria e tyre për njëri-tjetrin, apo mblesëria e përcaktuar nga familjet e tyre? Po sikur dashuria dhe mblesëria ta kishin syrin në të njëjtin vend? Një komedi keqkuptimesh e sqarimesh.

• KARAGJOZI nga Skënder Guri
Regjia: Rexhina Mollaymeri
Interpretojnë: Aleksandër Kondi, Amarildo Bala, Engjëll Hoxha, Griseld Kapllanaj, Hygerta Bushpeni, Juxhin Plovishti, Noel Kokomani, Urim Aliaj
Data: 17,18,19,20 Tetor

Tinger Beu feston ditëlindjen e vajzës dhe vendos të sjellë në fshat kafshë ekzotike nga xhunglat e largëta. Beu ngarkon karagjozin e fshatit që t’ja zbutë kafshët nëpër kafazë përpara se të habisë dynjanë me shfaqjen e tyre. Por karagjozi dembel dhe qejfli i ther kafshet për t’i ngrëne. Cfarë do të bëje ai kur të vijë Beu për të parë kafshët?

• NjëMi . com nga Hivzi Sulejmani
Regjia Aldi Hysotoçi
Interpretojnë: Arjon Osmani, Dritan Boriçi, Enisa Hysa, Eriona Kakeli, Gëzim Rudi, Pamela Rexhepi, Theodhora Dhimo
Data: 24,25,26,27 Tetor

Skerco është një nëpunës shtetëror, me aspirata për t’u bërë ministër. Në fund të fundit, pse të mos bëhet? Edhe gruaja e tij është dakort që ai e meriton. Ditët e Skercos janë të ngarkuara me hallet e këtij populli që nuk kënaqet kurrë dhe s’ta di as për faleminderit. Ndërkohë që ëndrrat për përfitime të reja vazhdojnë, portieri i sjell Skercos vendim nga lart. A do të ngrihet Skerco në përgjegjësi, apo do të rrëzohet fare?

• “Ndrit vash’ e kulluar, në flakë e pushtuar”
Regjia: Kastriot Ramollari
Interpreton: Ligoraq Riza
Muzikantë: Margret Radovani, Ejona Nako
Koreografia: Mario Bali
Valltarë: Mario Bali, Luisa Dinellari
Data: 9, 16 Tetor

Një mbrëmje poetike kushtuar poezisë së Lasgush Poradecit, nën interpetimin e aktorit Ligoraq Riza, shoqëruar me muzike dhe balet të frymëzuar nga vepra e autorit.

• BESA nga Terry Paternoster
Regjia: Terry Paternoster
Interpreton: Ermir Jonka
Data: 22,23 Tetor

Nën interpretimin e Ermir Jonkës, vjen një monodramë origjinale që dëshmon mbi eksperiencat dhë vështiresite e një djali të ri emigrant që lundron drejt Italisë.

Stafi teknik i Metrofest:
Ndricimi: Julian Llukani, Ergys Baki
Fonia: Genc Resuli, Glen Shutina
Kostumet: Majlinda Feshti, Xheni Rushit
Grimi: Marinela Halilaj
Efektet Speciale: Rigersa Kodranjeshi, Gerald Ndoj, Arbies Komoni, Danier Shkurti

#Haha #MetroFest3 #MeKomedineShqiptare

Venue

Rruga Ded Gjo Luli
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

+355 67 227 0668

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics