Loading Events

Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

October 20 @ 10:30 am - November 30 @ 12:15 pm

Nata magjike – shfaqje teatrore për fëmijë

Të ëndërrosh gjatë natës është normale, por që ëndrrat të bëhen realitet, është magjike.
“Nata Magjike” do të jetë e mbushur me të papritura dhe me plotë mrekulli. Kjo natë do të jetë speciale për dy vogëlushët Mia dhe Lars. Ka për të qenë një nga ato netë që ka për të ngelur gjatë në kujtimet e tyre më të bukura dhe që ka për t’i ndryshuar ata në një mënyrë apo në një tjetër.
Mia, vajza çamarroke, dhe Larsi, djali i sjellshëm, fillojnë udhëtimin e mrekullueshëm të kësaj nate, sigurisht me mikun më të mirë të njeriut, me librin. Mamaja iu lexon librin e tyre të preferuar dhe kaq mjafton për të filluar gjithçka. Pyetjet e dy fëmijëve se: a ekziston bota magjike, a ekzistojnë zanat dhe përbindeshat, si mund t’i takojmë ata dhe si ta kontrrollojmë frikën, do të marrin përgjigje në këtë natë. Fëmijët do të mësojnë gjëra që do iu vlejnë gjatë. Mia mëson të sillet mirë dhe të mos e teprojë me lojrat, ndërsa Larsi mëson se si mund të mposhtë çdo frikë, dhe e gjithë kjo bëhet me ndihmën e dy miqve të jashtëzakonshëm.

Teksti dhe regjia: Kleard Gërmenji
Kostumografe: Sofi Kara
Skenograf: Beqo Nanaj
Koreografe: Rosela Pellicciotti

Me aktorët:
Lejda Çeli, Aleksandër Mitrollari, Mateo Dervishaj, Rexhina Ibro

Venue

Rruga Murat Toptani (0.31 mi)
Tirana, Tirana 1001 Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics