Loading Events

Kinema Imperial Agimi

February 13 @ 7:00 pm - 9:00 pm

Në Flakët e Revolucionit (1967) – “Thesaret e Arkivit”

Rifillon cikli “Thesaret e Arkivit” – program i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit i kuruar dhe prezantuar nga personalitete të mendimit dhe hulumtimit bashkëkohor. Viti 1967 ishte ndër më vendimtarët e diktaturës komuniste. Udhëheqësi Enver Hoxha shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë dhe ndaloi të gjitha praktikat fetare. Pasi vuajtën për dy dekada, edhe ato pak kisha, xhami dhe teqe të mbetura u mbyllën ose u shndërruan në kinema apo qendra sportive. Priftërinjtë dhe imamët u vunë përballë gjyqeve publike. Duke kopjuar Revolucionin Kulturor Kinez, komunistët e rinj shkuan në të gjithë Shqipërinë që të shkatërronin ndërtesat fetare dhe të bindnin njerëzit të hiqnin dorë nga besimi i tyre. Gjatë kësaj fushate të dhunshme, katër murgj të moshuar vdiqën kur u dogj Kuvendi Françeskan i Shkodrës. Për këto ngjarje të rëndësishme u prodhua një dokumentar kontroversial i titulluar NË FLAKËT E REVOLUCIONIT (1967), me regjisor kamera operatorin e talentuar, Endri Keko. I xhiruar nga mjeshtrit Ilia Terpini dhe Niko Theodhosi, ky dokumentar bardhë e zi, i shfaqur shumë rrallë, sjell në vëmendje këtë moment kyç të historisë së vendit tonë. Drejtuesja e AQSHF, Iris Elezi, së bashku me profesorin e nderuar Ardian Ndreca, do të hedhin dritë mbi këtë kohë traumatike të Shqipërisë. Ju mirëpresim për një natë të paharrueshme, këtë të mërkurë, në 13 shkurt, ora 19:00, në Kinema Agimi. Filmi do të shfaqet në 35mm me titra në anglisht. *P.S. Kurimi i filmit, si dhe kumtesa e Prof. Ardian Ndreca ofrohen falas. Për të përballuar kostot e sallës dhe të projektimit, hyrja kushton 300 L. I English: 1967 was one of the most crucial years during the communist dictatorship. Leader Enver Hoxha declared Albania the world’s first atheist state, banning all religious practice. After suffering two decades of persecution, the remaining churches, mosques and tekkes were shut down or converted into cinemas or sports centers. Priests and imams were put on public show trials. Copying China’s Cultural Revolution, young communists were sent all over Albania to destroy religious buildings and convince people to give up their faith. During the violent campaign, four elderly monks were killed when Shkoder’s Franciscan monastery was set on fire. A controversial documentary was made about these intense events, director Endri Keko’s IN THE FLAMES OF REVOLUTION (1967). Shot by master cameramen Ilia Terpini and Niko Theodhosi, this rarely screened black and white document vividly captures this key moment in our country’s history. AQSHF director Iris Elezi will be joined onstage afterward by the esteemed professor Adrian Ndreca who will provide valuable insight into the film and this traumatic time in Albania. Please come and join us this Wednesday, February 13th at 19:00 for a screening and discussion of IN THE FLAMES OF THE REVOLUTION at the Kinema Agimi. As part of our ongoing series ‘Treasures from the Archive’, the film will be presented in 35mm with English subtitles. Admission will be 300 ALL for this event.

Venue

Tirana, Tirana Albania + Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics