Loading Events

Teatri Kombetar

November 4 @ 10:00 am - November 16 @ 10:00 pm

Notre Drame de Tiran (Avni Delvina)

Avni Delvina, miku i madh i Teatrit Kombëtar, çel më 2 nëntor një ekspozitë të shumëpritur e që premton befasi të bukura për artdashësit shqiptarë e sidomos për qëndrestarët e Teatrit, artistë e qytetarë që prej 20 muajsh protestojnë e mbrojnë ndërtesën, truallin e trashëgiminë e bukur kulturore të lidhur me të. 40 grafika me shumë domethënie e me stilin e veçantë delvinian, përmes të cilave Teatri Kombëtar del në dritë si kurrë më parë.

Në këtë aktivitet të organizuar me mbështetjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, nën moderimin e Jozef Radit, artisti na fton të gjithë përmes tekstit të mëposhtëm:

“Të dashur miq!

Kam nderin dhe kënaqësinë t’ju lajmëroj se me datë 2 Nëntor në orën 17.30, hap Ekspozitën personale me titull “Notre Drame De Tiran”.

Kjo ekspozitë ju dedikohet gjithë qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar prej gati dy vitesh. Që në fillimet e kësaj proteste, e kam mbështetur me krijimtarinë time me më shumë se 80 grafika të publikuara në rrjetet sociale e më tej…

Me kërkesën dhe mbështetjen e tyre dhe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, me datë 2 Nëntor, do të prezantoj rreth 40 grafika në ambientet e Teatrit Kombetar.

Kam rreth dy muaj që punoj intensivisht për realizimin e kësaj ekspozite, duke krijuar një sërë punimesh të reja enkas për Teatrin Kombëtar, si dhe duke ripunuar e transformuar disa punime të publikuara më parë.

Falenderoj të gjithë miqtë dhe qëndrestarët e Teatrit Kombëtar që më nxitën në këtë aventurë artistike dhe shpirtërore. Një falenderim për mikun tim të shtrenjtë Arjan Bejko, për gjetjen e titullit të ekspozitës “Notre Drame De Tiran”. Fjala e hapjes dhe prezantimi i është besuar publicistit dhe studiesit që unë e vlerësoj mjaft Jozef Radi. Kjo ekspozitë mbështetet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Të dashur miq!
Jeni të ftuar të merrni pjesë e unë do të ndjehem i nderuar me pjesëmarrjen tuaj. Përqafime dhe mirënjohje për nxitjen e vazhdueshme që më keni dhënë ndër vite… Pa Ju, gjithçka do të ishte e pamundur ! Përqafime!”

Venue

Rruga Sermedin Said Toptani, Tiranë 1000
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

04 222 3022

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics