Loading Events

Qendra Rinore Arka

January 17 @ 6:00 pm - 7:30 pm

Oda e Poezisë – Ervina Halili

📚ODA E POEZISË📚 – Ervina Halili

Ervina Halili është e ftuara e radhës në programin mujor të poezisë në Qendrën Rinore ARKA.
Me moderim nga Andreas Dushi ftojmë të gjithë artdashësit shkodranë të vijnë te ARKA për një bisedë të kandshme me Ervinën

E premte, datë 17 Janar 2020

Ora 18:00

Qendra Rinore ARKA

Bio e shkurtër

Ervina Halili është shkrimtare dhe studiuese e letërsisë, me fokus të vecantë te miti. Ajo ka kryer hulumtime në fushën e automatizmit kolektiv dhe psikologjisë kolektive. Libri i saj Amuletë mori çmimin vjetor në vitin 2015 në Kosovë, ndërsa Gjumi i Oktopodit u përkthye dhe botua në gjuhën gjermane në Vjenë, në vitin 2016. Për këtë botim ajo u vlerësua nga “Landis & Gyr Stiftung në Zvicër ku edhe qëndroi në manastirin e Maria Opferung në studion e humanistit zviceran Peter Kolin gjatë vitit 2018-2019.
Ka qenë pjesë e disa qëndrimeve letrare, projekteve kulturore mbi muzetë dhe panaireve ndërkombëtare si: IHAG – Graz, Museums Quartier – Vjenë etj.
Ajo është koleksionuese e arkivit privat të shkrimtarëve të Kosovës dhe Ndërmarrjes Shoqërore Rilindja në Kosovë.

Venue

Rruga Paloke Kurti
Shkoder, Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics