Loading Events

Art Turbina

October 11 @ 7:00 pm - October 13 @ 8:30 pm

Premiera e shfaqjes “Xhelatët”

Premiera që do të çelë sezonin artistik të Teatrit Kombëtar, “Xhelatët”, vjen në ArTurbina në datat 11-12-13 Tetor, ora 19:00.

Në qendër të veprës është dëshira e madhe e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak që ka vendosur rivali i tij duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje.

«Xhelatët është një nga veprat më të vlerësuara të autorit Martin McDonagh të cilën ne jemi përpjekur ta sjellim në formë sa më të përsosur te publiku shqiptar. Përmes “hakmarrjes” që i bëhet xhelatit “tonë” për një nga varjet e tij mbi një gabim gjyqësor, ne synuam të ngremë pikëpyetje mbi të kaluarën tonë dhe të tashmen tonë akoma më të dhimbshme, e cila di shumë shpesh të na ofrojë dhunë dhe marrje jete.» – shënim i regjisorit Qëndrim Rijani.

Autor: Martin Mc Donagh
Regjia: Qëndrim Rijani
Interpretojnë: Lulzim Zeqja, Genci Fuga, Arben Derhemi, Hervin Çuli, Ardian Cerga, Xhuliano Brisku, Genti Deçka, Myzafer Zifla, Adelina Muça, Ina Gjonçi, Altea Lazaj, Sokol Angjeli, Florian Agalliu,
Donald Shehu
Përkthyes: Artur Lena
Skenografi & Kostumografi: Berina Kokona
Kompozitor: Fatos Lumani
As. Regji: Donald Shehu
Dramaturg: Ina Gjonçi

Shfaqja nuk rekomandohet për moshat nën 16 vjeç.

Rezervimet në 04 222 33 22. Orari biletarisë 9:00-13:00 dhe 16:00-19:00.
#ejaneteater

Tarifat e Teatrit Kombëtar:
E enjte: 300 lekë
E premte, e shtunë, e dielë: 500 lekë

Tarifat e reduktuara për studentët e pajisur me kartë studenti:
E enjte: 150 lekë
E premte, e shtunë, e dielë: 250 lekë

Venue

Rruga Sami Frasheri
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics