Loading Events

Galeria Kombetare e Arteve

October 4 @ 7:00 pm - October 22 @ 8:00 pm

Programi Publik / Ekspozita “Prova”

Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë t’ju ftojë në ciklin e bisedave që zhvillohen në kuadër të Programit Publik që shoqëron ekspozitën “Prova” të artistit Adrian Paci. Ky program nisi më datë 27 shtator e përfundon më datë 22 nëntor 2019.

Për çdo bisedë do të publikojmë detajet përkatëse.

Koncept i shkurtër:

Në punët e Adrian Pacit ka vazhdimisht një tension që nëpërmjet artit prek argumente të ndryshme që thërrasin në vëmendje situatën njerëzore në dimensionet e saj sa intime aq edhe sociale. Në këtë mënyrë vepra nuk është thjesht një objekt estetik që mund të analizohet vetëm nëpërmjet kategorive të gjuhës artistike, por merr shtysë dhe të shoqëron drejt refleksioneve më të gjera që kanë të bëjnë me gjendjen njerëzore dhe mardhënien e saj me ambientin social, kulturor, politik apo gjeografik. Pjesë e aktiviteteve që shoqërojnë ekspozitën e parë të Adrian Pacit në Galerinë Kombëtare të Arteve, do jenë edhe një seri bisedash gjatë të cilave kuratorë, artistë, shkrimtarë, hulumtues nga Shqipëria dhe bota do sjellin kontributet e tyre. Të gjithë të ftuarit do të përpunojnë një refleksion të vetin të cilin do ta ndajnë në bashkëbisedim me publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve ku ekspozita e artistit Adrian Pacit do jetë pikënisja dhe sfondi i diskutimeve mbi tema e argumente që shkojnë përtej punës së tij.

Folësit dhe datat:

• Mirjam Varadinis
28 shtator
19:00

• Edi Muka
4 tetor
19:00

• Éric de Chassey
11 tetor
19:00

• Elsa Demo
18 tetor
19:00

• Marco De Michelis
25 tetor
19:00

• Adrian Paci
2 nëntor
17:30
@Kinema Millenium

• Cesare Pietroriusti
9 nëntor
19:00

• Stefan Çapaliku
15 nëntor
19:00

• Primo Shllaku
22 nëntor
19:00

Ky program mbështetet edhe nga Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri.

Venue

Bulevardi Deshmoret e Kombit
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics