Loading Events

Kalaja e Krujes

May 18 @ 7:00 pm - May 19 @ 12:00 am

Rock the Castle 2019

Kruja kthehet në epiqendrën e muzikës, të Shtunën me datë 18 Maj, ora 20:00.

Kalaja më e famshme në vend do të pushtohet nga muzika rock & alternative nga grupet më të kërkuara të momentit.

“Rock the Castle 2019” vjen në edicionin e tij të dytë pas zhvillimit me sukses vitin e kaluar, ku grupe muzikore dhe dj të ndryshëm realizuan për herë të parë një event muzikor të përmasave të mëdha brenda Kalasë së Krujës. Ky festival i cili nuk mund të realizohej pa mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtarë Durrës, Fondit Shqiptaro-Amerikan, TID Kruja dhe Bashkia Krujë, tërhoqi vëmendjen e qindra turistëve vendas dhe të huaj. Edhe këtë vit synohet që me realizimin e tij të konsolidohet si një traditë e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Këtë edicion do të ketë të ftuar më shumë grupe muzikore dhe agjendë më të pasur artistike. Ndërkohë 18 Maj përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Muzeve dhe këtë vit Shqipëria do ti bashkohet 158 vendeve të tjera për të rritur ndërgjegjësimin se muzetë janë një mjet i rëndësishëm në shkëmbimin kulturor dhe bashkëpunimin ndërmjet njerëzve dhe popujve. Me këtë rast Muzetë e Krujës do ti bashkohen 37.000 muzeve anembanë botës në këtë nismë duke mbajtur muzetë hapur përtej orarit të zakonshëm dhe hyrja do të jetë falas.

Venue

Rruga Kala
Kruje, Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics