Loading Events

Teatri Migjeni

March 23 @ 7:00 pm - March 24 @ 8:30 pm

Shfaqja “Jugori” @Teatri Migjeni

Në datat 23, 24 mars, ora 19:00.
Shfaqja “Jugori”
Autori: Rainer Werner Fassbinder
Regjisor: Dino Mustafić
Biletat gjenden pranë teatrit nga ora 9-13 dhe 17-19, ose rezervo në nr. 0694085466.
Çmimi i biletës, 500 lekë.
Mirë se të vini!

Sinopsis

Shfaqja ndërtohet sipas tekstit dramatik “ Jugori”, e shkruar në vitin 1968 nga autori i madh Gjerman Reiner Werner Fassbinder. Teksti flet hapur dhe ashpër për mungesën e gatishmërisë për të pranuar atë që është ndryshe sipas orientimit seksual, racor, fetar dhe përkatësi etnike, për psikologjinë e turmes, duke provokuar mentalitetin e shqetësuar ( të ulët) qytetar.
Gjatë shfaqjes në një vend të vogël në Bavari vjen një i huaj si krah i lirë pune, qe shkakton reagime të njëpasnjëshme të cilat në fund sjellin edhe dhunë. Pjestarëve të shfaqjes nuk ju intereson vetëm ardhja e fuqisë punëtore të huaj, por mbajtja e qëndrimit në raport me të gjithë “ të tjerët”. Merremi me ksenofobinë dhe mënyrën se si lind ajo: si nga stereotipi lind paragjykimi, e nga frika urrejtja, e cila pasohet me dhunë.
Në shfaqje janë nëntë persona të cilët pasi mes tyre përnjëherë shfaqet “ tjetri” i cili zë vendin e tyre në tregun e punës, kapërcejnë nga qëndrimi neutral dhe i distancuar i qytetarëve të qetë, përmes thashethemit, rrëfimeve të fryra, deri në frike dhe pastaj kalojnë në dhunë.

Si konteksti shoqëroro-politik nga koha e Fassbinderit dallohet nga e sotmja, kemi bere adoptimin përmes rrëfimit personal, në të cilin kombinohen teksti origjinal i Fassbinderit, me rrëfimet tona autoriale dhe dokumentare përmes faktografise, sipas raportit të vendeve të BE-së ndaj emigrantëve.
Ajo qe mundohemi të shfaqim bazohet në hulumtimet sociologjike, intervistat me emigrantët në Europë, të dhënat nga forumet e internetit dhe materialet dokumentare si dhe deklaratave të bashkë atdhetarëve tanë mbi temen e ksenofobise dhe mundësisë që në të ardhmen të vijne punëtorë të huaj. Ne mundohemi të shohim nëse ekziston ndonjë aspekt human përmes së cilit të arsyetojmë veten dhe “ tjetrin”. Ne mundohemi të themi se nuk është e nevojshme që të jemi ashtu siç shpesh na shohin të tjerët sepse jemi nga Ballkani. Ne mundemi dhe duhet të gjejmë rrugën e mirëkuptimit dhe se drejtimi i shoqërise tonë në të ardhmen që” tjetri” dhe i ndryshmi të bëhen bashkëbisedues.Ky është një nga projektet më të medha teatrore në Shkodër, me ndërthurjen multimediale, kërkesave të produksionit, organizimit dhe numrit të bashkëpunëtorëve. Prandaj shumë sinqerisht besojmë se do gjeni interesin tuaj të bëheni pjesë e atyre që do ndihmojne në prodhimin e kesaj shfaqje për ne, kulturen tonë dhe paragjykimit ballkanik në Europë.
#70vjetteater
#teatrimigjeni

Venue

Sheshi Demokracia
Shkoder, Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics