Loading Events

Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana

January 31 @ 7:00 pm - February 9 @ 7:45 pm

Shfaqja “Letra”

Letra – La Lettera

Një skicë teatrale e cila me mbështetjen e Istituto Italiano di Cultura a Tirana vjen premierë si bashkë produksion i Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana dhe Teatro Koreja nga Lecce, pjesë e projektit të bashkëpunimit të këtyre teatrove.

Teksti: Ylljet Aliçka
Përpunimi dramatik: Giulia Falzea dhe Salvatore Tramacere
Regjisor: Salvatore Tramacere
Interpreton: Roerd Toçe
Muzika: Giorgio Distante
Skenografia: Lucio Diana
As. Regjisor: Andjelka Vulic, Joana Omeraj
Kostumograf: Frenci Gjerasi
Teknik: Alessandro Cardinale

“LETRA”
Jeta e një njeriu të varfër në një letër kërkesë për një banesë sociale.
Një vepër teatrale ku tingulli i fjalëve që përshkruan një ekzistencë të mjerueshme deshifrohet për të kuptuar historinë e gjithkujt.

Një burrë, një lypës I pastrehë, në një natë me shi si shumë të tjerë, I kërkon një mësuesi të qytetit që jep mësime në peizazhin malor ku lindi dhe jetoi, t’i shkruajë një letër që përshkruan jetën e tij për të përfituar një banesë sociale. Marku, një njeri i vetmuar, i cili i drejtohet mësuesit Andrea duke kërkuar mirëkuptimin e tij. Pasi mjeshtri e shkruan letrën, Marku kërkon që t’ia lexojë përsëri. Ky lexim, objektivizimi i jetës së tij, pa ndonjë theks, bëhet fiksimi figurativ i kuptimit të ekzistencës. Marku do të kërkojë që letra e jetës së tij të lexohet përsëri e përsëri, në të njëjtën natë nga mësuesi dhe për vitet në vijim nga nxënësit që ndalen në rrugë. Derisa të vendosë të bëhet narrator i jetës së tij: ai dëshiron të mësojë të lexojë dhe të shkruajë, ai dëshiron të blejë një alfabet.

“Letra” është një vepër që flet mbi mjerimin që gjeneron dashuri, një mjerim të përbashkët, të jetës së gjithkujt, të historisë së një pjese të botës në një qytet malor, e cila është si shtëpia që na mungon dhe jeta që nuk mund ta rilexojmë.

Datat e shfaqjeve: 31 Janar, 1, 2, 7, 8, 9 Shkurt, ora 19:00

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Venue

Rruga Ded Gjo Luli
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

+355 67 227 0668

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics