Loading Events

Teatri Kombetar

February 23 @ 7:00 pm - 8:00 pm

Shtëpia (Illyria Trio)

SHTËPIA
“Një qendër por jo një kufi”
Hersi Matmuja- Zë e Daff Andi Zeka- Fizarmonik Jacopo Conoci- Violinçel

IllyriaTrio lindi nga dëshira për të plazmuar tingujt e folklorit shqiptar, nëpërmjet elementëve teknikë të muzikës klasike. Takimi mes zërit të Hersi Matmujës dhe dendësisë së tigujve të violinçelit te Jacopo Conoci-t percjellin hapin e parë të një vallëzimi që pasurohet më tej me ritme të reja të fizarmonikës së Andi Zekës.

Tre artistët pas eksplorimit të repertoreve muzikore si muzika klasike, pop e contemporane ideuan fillimin e këtij udhëtimi të veçantë brenda tingujve të traditës e cila u shndërrua menjëherë në një nevojë shpirtërore.

Shqipëria, atdheu i Hersit dhe Andit, që ndodhet përballë tokës pulieze nga e cila vjen dhe Jacopo, shndërrohet në një burim të pashtershëm për zgjedhjet muzikore. Tingujt e folkut shqiptar karakterizohen nga një repertor shumëngjyrësh, i cili lëviz në ritmin e valleve e notave herë të ashpra e herë të gëzueshme tipike të veriut të vendit e herë të dendura me nostalgji tipike të qendrës së vendit, duke lënë detyrën e joshjes harmonike në polifonitë elegante të jugut.

Shfaqja muzikore, bazohet në alternimin e muzikës dhe recitimin e teksteve të thjeshta, të shkruara dhe të ripërpunuara posaçërisht për t’i siguruar spektatorit një udhëtim që ndonjëherë merr pamjen e një sërë pikturash, të cilat i shfaqen publikut brenda një ore, orë në të cilën muzika e Shqipërisë takohet rrugës me Kosovën e duke arritur më në fund të arrijë Italinë e të shëtisë në rrugët e saj të lashta, rrugë këto që vazhdojnë të përcjellin tradiëen arbëreshe në mënyrë stoike. Filli lidhës i hulumtimit paraqitet në titullin e koncertit SHTËPIA.

Shtëpia, që për një gjeneratë të lindur praktikisht duke emigruar ka një kuptim të mjergullt. Kjo mjergull kthen kërkimin e “Shtëpisë” një nevojë primare, një qendër që të gjithë kërkojmë.

Venue

Rruga Sermedin Said Toptani, Tiranë 1000
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

04 222 3022

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics