Si ta nxisim vullnetarizmin sot?! - Into Albania Events
Loading Events

Tirana International Hotel & Conference Centre

December 10, 2019 @ 9:00 am - 11:00 am

Si ta nxisim vullnetarizmin sot?!

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, 5 Dhjetor 2019, dhe punës së vazhdueshme në fushën e vullnetarizmit prej tashmë 10 vitesh, organizata Beyond Barriers – Pertej Barrierave në bashkëpunim me World Vision in Albania and Kosovo, dëshirojnë ti ri-kthejnë vëmëndjen kësaj tematike duke mbledhur sëbashku aktorët dhe mbështetësit kryesorë të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, në një platformë diskutimi.

Edhe pse Ligji për Vullnetarizmin u miratua në vitin 2016, aktet nënligjore të aprovuara vetëm gjatë viti 2019, nuk e nxitën implementimin e rregullt të ligjit, përkundrazi vullnetarizmi pothuajse mbeti në harresë si tematikë. Në një hulumtim të bërë së fundmi nga Përtej Barrierave me OSHC-të në Shqipëri, vihet re se një pjesë e mirë e tyre janë të pa informuar mbi aspektet ligjore, etike dhe rregulluese të vulnetarizmit në vend.

Për këtë arsye, dëshirojmë të ftojmë në këtë aktivitet organizatat e shoqërisë civile, institucionet publike vendore dhe qëndrore, donatorë dhe mbështetës të tjerë të interesuar, për të diskutuar sëbashku mbi dhe për të nxitur rregullimin e kësaj fushe sipas ligjit, vlerave dhe praktikave, si dhe etikës së punës vullnetare. Gjatë këtij aktiviteti Përtej Barrierave do të prezantojë të dhënat dhe gjetjet e hulumtimit të bërë gjatë këtij viti, si dhe do të inkurajojë të ftuarit të japin rekomandime dhe sugjerime, sikurse dhe të marrin angazhimin për të nxitur ri-përtëritjen e vullnetarizmit sipas rregullave dhe procedurave.

Njëkohësisht të ftuarit do të kene mundësi të njihen me KODEKSIN e vullnetarizmit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, nje document strategjik i cili sjell në vëmëndje vlerat, parimet dhe etikën e punës vullnetare nga niveli lokal në atë rajonal. Të gjitha këto janë pjesë e projektit ROUTE WB6 të mbshtetur nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë dhe që implementohet në rajon nga 6 organizata nga Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Serbia, nën koordinimin dhe partneritetin me Regional Youth Cooperation Office – RYCO.

Per te qene pjese e ketij eventi, Ju lutemi konfirmoni pjesmerrjen tuaj ne [email protected] ose ne numrin 0696082272 deri ne daten 8 Dhjetor 2019. VENDET JANE TE LIMITUARA!

Ju faleminderit!
Stafi BBA

Venue

Sheshi Skenderbej
Tirana, Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics