Loading Events

Green Line Albania

November 22 @ 9:00 am - 3:00 pm

Ta Pastrojmë Shqipërinë – 22 Nëntor 2019

Ta Pastrojmë Shqipërinë – 22 Nëntor 2019!

Një histori unike dhe frymëzuese e cila flet sesi një grup të rinjsh u bashkuan për të organizuar aksionin më të madh qytetar në Shqipëri, Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë. Vullneti i tyre dhe vendosmëria për të mposhtur çdo paragjykim bëri të mundur aktivizimin e 147.000 pjesëmarrësve në aksionin e parë kombëtar Ta Pastrojmë Shqipërinë.
Më 22 Nëntor 2019 shikojmë me krenari sesi në 6 vitet e fundit Green Line Albania, me mbështetjen mijra vullnetarëve, qindra institucioneve qëndrore dhe vendore, organizatave ndërkombëtare, komuniteti të biznesit, trupit diplomatik, medias ja kanë dalë mbanë të angazhojnë mbi 1.600.000 vullenetarëve në 12 aksione të organizuara ndër vite.
2013 – 2019 sjellin një cikël përsëritës të datës 22 Nëntor.
E Premtja e parafundit e Nëntorit e gjen Shqipërinë në aksionin e 13 kombëtar, të ftojmë të na bashkohesh.

Ne vazhdojmë të refuzojmë të jetojmë në vendin tonë të mbuluar nga mbeturinat.
Jemi të vetëdijshëm që Shqipëria ndotet çdo ditë nga të gjithë!
Jemi dëshmitarë për mos angazhimin e duhur të institucioneve përgjegjëse.
Mund të drejtojmë gishtit drejt çdo institucioni apo individi për të gjetur fajtorët, por ne kemi vendosur të japim shembullin tonë nëpërmjet aksioneve konkrete.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve të bëheni pjesë e aksionit të vetëm KOMBËTAR!
Ta Pastrojmë Shqipërinë – 22 Nëntor nuk është më një ftesë por është një thirrje për këdo që e quan veten Shqipëtar!
Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë dhe Ta Mbajmë Pastër Çdo Dite!
Vendi ynë, fëmijët tanë, do të na mbeten përherë mirënjohës!

Si mund të bëhesh pjesë dhe të japësh edhe ti ndihmën tënde, e thjeshtë.

Na kontakto në [email protected] ose në Cel: +355684888064.

Plotësoni formularin tonë të vullnearëve në linkun:
https://www.greenlinealbania.org/behu-vullnetar/rregjistrohu/#formulari

Shpërndaje lajmin e aksionit me të afërmit, shoqërinë, kolegët dhe këdo të cilit i uron një Shqipëri më të pastër.

#TaPastrojmeShqiperine #22Nentor #SeBashkuMundemi #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar #LetsDoItWorld #WorldCleanupDay #PerMjedisin #PerFemijetTane #PerTeArdhmenTone #PerShqiperineTone #BASHKE #GreenLineAlbania #LetsDoItAlbania #TrashOut #1MilionPeme #GreenCityAlbania #1ThesNDite #1BagADay

Venue

Rruga Shkëlqim Fusha
Tirana, Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics