Loading Events

Teatri Metropol – Qendra Kulturore Tirana

February 2 @ 11:00 am - March 31 @ 11:45 am

Tullumbaci i kuq @Teatri Metropol

Titulli: “Tullumbaci i kuq”
Autor: Barry Kornhauser
Regjia: Roerd Toçe
Interpreton: Erdet Miraka

Premiera e fëmijëve “Tullumbaci i kuq” çel sezonin e ri artistik në Teatrin Metropol. E shkruar nga Barry Kornhauser, vepra vjen çdo fundjavë në skenë për spektatorin e vogël. Kjo shfaqje teatrale e cila flet për një burrë dhe një tullumbace të kuqe vjen në skenë jo nëpërmjet fjalës por nëpërmjet pantomimës, gjatë së cilës përcjell një sërë emocionesh te publiku. Personazhi i vetëm njerëzor në këtë shfaqje është Plaku, i cili nuk flet më, pasi nuk ka me kë të flas. Ngjarja zhvillohet në apartamentin minimalist dhe dëshpërues të Plakut në Paris. Ai mund të mos ketë harruar si të flasë, por ka harruar si të luajë. Jeta e tij është e qetë dhe e trishtë dhe ai e ka pranuar këtë mënyrë jetese. Trishtimi në hapat e tij të rëndë janë në kontrast të plotë me karakterin e tullumbaces, e cila është energjike, plot gjallëri, e shkujdesur dhe mjaft lozonjare. Të gjitha këto mjaftojnë për ta thyer ngurtësinë e Plakut. Kjo shfaqje flet për rizbulimin e ndjesisë së lojës dhe gëzimit.
“Gjithmonë kam menduar që Plaku të ishte ai Pascali, ai djali i vogël francez i filmit “Tullumbacja e kuqe”, tashmë i rritur dhe i plakur, që ka harruar aventurat e rinisë së tij dhe tullumbacja jonë pasardhësja e asaj origjinales e cila kthehet të shpëtojë djaloshin”, ka shkruar autori.
“Tullumbaci i Kuq” është një shfaqje e këndshme si për fëmijët por edhe për të rriturit” shkruan “Daily Planet”, ku vë në dukje ndërthurrje marionetash, situatash komike, situatash komike pa fjalë dhe pantomime Chaplineske të cilat sjellin një kombinim të shkëlqyer. Komunikimi arrihet nëpërmjet lëvizjes, shprehjes së fytyrës dhe trupit të gjuhës. Kjo është pikë e fortë se përveçse i kalon pengesat e gjuhës së folur kjo e bën dhe më të thjeshtë dhe për ta shijuar dhe ndjekur shfaqjen teksa fëmijët komentojnë veprimet me emocion.

TULLUMBACI I KUQ do të shfaqet në skenën e Teatrit Metropol çdo të shtunë dhe të dielë, ora 11:00.

Info & Rezervime:
☎️ +355 67 227 0668
🌐 www.teatrimetropol.al

Venue

Rruga Ded Gjo Luli
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

+355 67 227 0668

Developed by Frakton & Designed by project.graphics