Loading Events

Muzeu Historik Kombetar

May 29 @ 11:00 am - May 31 @ 8:00 pm

Turizmi është Kulturë

Turizmi është Kulturë…

Atelietë “Full Sail” i kushtohet veprimtarive ekspo-promovuese që nxjerrin në pah lëvizje gjithëpërfshirëse me nota të forta ambientaliste, e duke krijuar nëpërmjet tyre, rrathë përfitimesh për Turizmin dhe Agriturizmin, turizmin kulturor, dhe mandej turizmi Patriotik.

Cili është turistit letrar, “përndjekës paqësor” i shkrimtarit të preferuar, gjithnjë gati për të përjetuar atmosferën dhe sugjestionet kulturore që kanë arritur t’i përçojë Letërsia.

Në krah të tij, një tjetër publik, me mentalitet kurioz e të pavarur, aftësi të mirë të shpenzimit të kohës së lirë me kulturë, e gjithnjë i vëmendshëm ndaj te rejave të një vendi, tërhiqet nga Shqipëria që po njeh një zhvillim te dukshëm turistik si pjesë e Katalogëve Turistike në mbarë Evropën.

Kjo do të ishte e veçanta e “Atelieve të Turizmit”, teksa thërritet “në lojë”, turisti medio – i lartë, i parapërgatitur dhe jo sporadik, vendas dhe ndërkombëtar, i të gjitha moshave dhe klasave. Ndaj dhe “Atelietë” janë të hapura për Operatorët dhe Entet Turistike, të udhëheqin këtë kategori targeti, ne kërkim te peizazheve letrare dhe “green”.

Janë të ftuar po ashtu, të promovojnë paketat e përditësuara që targetojnë itineraret letrare dhe ambientaliste; ndonjëherë, edhe pse pa pretendime letrare, vepra të tilla falë spontanitetit ndihmojnë që të rizbulohen imazhe e vende të humbura a harruara, kultura e tradita zejesh e punimit të tokës, takim me kafshë pune a shtëpiake në lirinë e tyre natyrale.

Venue

Sheshi Skënderbej 1
Tirana, 1001 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics