Loading Events

Hotel Rozafa

January 12 @ 9:00 am - January 13 @ 5:00 pm

Udhetim ne bjeshket me debore

Pjesmarrja e limituar ne Lepushen e Bjeshkeve te Namuna..
12-13 janar ne Lepushe – Turizem i Bardhe ne Alpet Shqiptare. ^_^

Kete fundjave kemi menduar te shkojme ne Lepushen e mbuluar me debore, ne Bjeshket e Namuna te Kelmendit. ^_^
Lepusha te servir nje peizazh te mrekullueshem edhe ne dimer me deboren e pa prekur dhe ne te cilen mund te behet dhe ski me relievin qe ka. ^_^

Programi :
– Nisja me furgon në orën 09:00 me datë 12 janar pranë Turizmit Shkodër.
– Ndalesa e parë në shtëpinë e Bajraktarit të Hotit, shtëpia e Cun Mulës (monument kulture) Pak minuta foto dhe histori.
– Ndalesa e dytë në Ballkonin e Leqeve të Hotit, në një pikë piktureske për foto ku duket lumi Cem si ndarës i dy shteteve.
– Ndalesa e tretë në Tamarë.
Disa momente për kafe dhe për eksplorim poshtë në lumin Cem mes shkënbinjve dhe ujvarave të vogla.
– Ndalesa e katërt në luginën e Ostricit në një pikpamje piktureske në humnerën e asaj zone.
– Mbërritje në Lepushë.
– Akomodimi ne bujtinen e ngohte me kaldaje dhe nje caj i ngohte ose nje gote raki shtepie me shije te dryshme nga i zoti i shtepise sic e ka tradita. ^_^
– Shetitje ne Lepushen e mbuluar me debore, ski dhe ekplorime.
– Konsumimi i darkes te gjithe sebashku me ushqime te zones :
> Mish viçi i thate, maze, djath karakteristik i zier, patate te pjekura, sallate lakre te zones me maze, turshi e zones, buk shtepie me 50% qumesht ne perberje, djath tradicional, kos fshati, leng boronive dhe shege, raki kumbulle dhe liker boronice.
Pas darkes, zjarr bubulak jashte dhe soditje ne qiellin e Alpeve. Para gjumit lojra te ndryshme me letra, shah dhe legjenda te zones. ^_^
Date 13 janar
Konsumimi i mengjesit me ushqime te zones :
> Recel boronice , recel kumbulle, petulla me mjalte alpesh, gjalp, caj mali, qumesht i porsamjelur, veze, djath i bardhe, buk shtepie.
– Ekplorim në Lepushe:
Burimi i kanionit të vogël, Ujvarat e Lepushes dhe në Kryelepushe në fillimin e Bjeshkeve të Namuna.
– Konsumimi i drekes me ushqime te zones, para nisjes per Shkoder :
> Mish qingji, byrek me mishavine, maze, patate te pjekura ne furre me mishavine, sallate lakre te zones me maze, djathe i bardhe, mishavine, djath i zier, leng boronice, leng shege, raki kumbulle dhe liker boronice. Embelsire me fruta te thata
– Çmimi 45 euro personi.
Pjesmarrja e limituar. Rezervini ne nr 0692545500 (ose ne sms) deri me datë 10 janar!
Të përfshira :
-Udhëtimi vatje-ardhje (Shkoder-Lepushe-Shkoder).
– Ushqimi : darka, mëngjesi dhe dreka.
– Fjetja ne bujtine.
– Guida
– Skit
Duhet te keni me vete:
Kepuce dimri (ose kepuce per nderrim) dhe tesha te trasha nqs keni deshire te ekploroni ne debore, dashurinë për Natyrën , shumë buzëqeshje dhe shpirtin e aventurës! ^_^

Udhetoni ne Shqiperine tone te bukur, edhe ketu mund te behet turizem i bardhe! ^_^

– EKO Mendje

Venue

Rruga Teuta
Shkoder, 4000 Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics