Loading Events

Pazari i Ri

May 18 @ 7:00 am - May 19 @ 9:00 pm

Udhëtim në Nivicë – Përmet – Banjat e Bënjes

18-19 Maj dy ditë të paharrueshme me Outing Albania në Nivicë dhe Përmet. Do te prekim natyren e bukur malore te Kurveleshit, kanionet e Nivicës, ujevarat ne Progonat e shume monumente natyrore. Do njohim historine e vendit tone, kalane e Tepelenes,ujesjellesin e Ali Pashes.Vizitojme Grykën e Këlcyrës, Përmetin qytetin e trendafilave ,shijojme gatimet e zones dhe ne fund do te relaksohemi ne Banjat termale te Benjes.

Dita e pare

Takimi ne oren 6.30 am tek Pazari i Ri. Transferte per ne Tepelene me nje pushim te shkurter gjate rruges per nje byrek tek grate e Fierit. Ne Tepelene do te nderrojme drejtim per ne Bence ku gjate rruges ne varesi edhe te kohes do te shikojme Ujesjellesin e Ali Pash Tepelenes, kanionin e Lekdushkut si dhe do te shikojme nje nga ujvarat e shumta te kanionit. Me tej do te vazhdojme per ne Nivice ku do te jete dhe destinacioni yne final. Akomodimi do te jete ne shtepi pritese. Akomodimi do te behet tek “Bujtina mbi Kanion”. Ata ofrojne edhe darken dhe mengjesin me ushqime tradicionale te zones.

Dita e dyte,

Pas mengjesit do te nisemi per ne Permet.Ndalojme ne Gryken e Kelcyres me pas vizitojme Permetin,ngjitemi tek guri ne mes te qytetit me pas nisemi per ne Banjat e Benjes me ujera termal. Nisje per tek kanioni 40 min ecje ne kanion.Ekplorojme kanionin qe ndodhet aty prane dhe me pas vjen koha e drekes ku do ndezim zgaren.
– Ne oren 4 nisja per ne Tirane dhe nga darka arrijme.

*Çmimi nese rezervoni para dates 11 Maj per kete aktivitet eshte :
3200 leke (Fjetja ne tenda,camping),
4900 leke (Fjetja ne bujtine+darka+mengjesi)

Çmimi real: 3500L (camping) dhe 5500L(fjetja ne bujtine)

—PJESMARRJA VETEM ME PARAPAGIM—-
🗹 Konfirmoni pjesmarrjen tuaj i ne numrat e meposhtem,vendet jane te limituara.

Per me shume info na kontaktoni:0674978431
Gjëra të nevojshme për këtë event:
🗸 Këpucë të pershtatshme
🗸 Çantë shpine 🎒
🗸 Nderresa
🗸 Ujë 1.5L – 2L
🗸 Fruta të thata/Ushqime extra
🗸 Merni dhe batanije per ju qe do vini ne cadra.

P.S. Pjesmarrësit duhet të jenë mbi moshën 18 vjec. Për ata persona që janë më të vegjël duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit. Ju faleminderit për mirëkuptimin.
________________________
Ne raste demtimesh fizike, jemi ne gatishmeri dhe te specializuar vetem per dhenien e ndihmes se pare. Nuk mbajme pergjegjesi morale apo ligjore per demet shendetesore te pjesemarresve ne aktivitet, qe vijne si pasoje e pakujdesise se tyre.

Venue

Tirana, Albania + Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics