Loading Events

Zeta Gallery

March 11 @ 6:30 pm - March 22 @ 9:30 pm

Valentina Bonizzi | The Transitory State of Possible Stories @Zeta Gallery

ZETA ka kënaqësine t’ju ftojë në ekspozitën personale:
The Transitory State of Possible Stories nga Valentina Bonizzi, kuruar nga Luisa Perlo | a.titolo
ditën e enjte, 28 shkurt 2019,
ora 18:30.

THE TRANSITORY STATE OF POSSIBLE STORIES
28 shkurt – 22 mars 2019
ZETA -Tiranë

Si ekzistojmë në ligj? Dhe çfarë tregojmë në fund?

Këto janë pyetjet që përmbledhin reflektimin e artistes Valentina Bonizzi në veprat e krijuara dhe të realizuara në Shqipëri midis viteve 2017 dhe 2019. Këto vepra janë prodhuar gjatë një seri ndërhyrjesh artistike përmes dy “kundër-arkitekturave”: Selia e Kryeministrisë, e ndërtuar gjatë pushtimit fashist midis viteve 1939 dhe 1941 dhe qyteti i Kamzës, që konsiderohet periferia e kryeqytetit, ndërtuar nga imigrantë, veçanërisht nga veriu i vendit, pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991.

Filmi Homage to Kafka zhvillohet në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), një agjenci qeveritare e krijuar në vitin 2015, me qëllim që të mbajë të hapur për publikun portën kryesore të selisë qeveritare. Vepra është një reflektim mbi përvojën e përditshme të pritjes së ligjit, i frymëzuar nga parabola Para ligjit, që gjendet në librin Procesi të Franc Kafkës, botuar për herë të parë në vitin 1915. Filmi përfshin stenografen e cila ka punuar në Pallatin e Kryeministrisë për pothuajse pesëdhjetë vjet, një figurë që mban në duart e saj mundësitë e transmetimit të historisë dhe që së cilës Bonizzi i ka besuar transkriptimin e tregimit enigmatik të shkrimtarit të madh bohem.

Në veprën Forumi i Atyre janë vetë pyetjet që marrin formën e pjesëmarrësit. Forumi është fillimisht një hapësirë publike në të cilën diskutohen çështjet kryesore politike, sociale, tregtare ose kulturore të një qyteti. Në planin urbanistik roman, forumi ka një pozitë qendrore, në mënyrë që njohuritë e prodhuara atje të transmetohen dhe të përhapen në aktivitetet kryesore të pjesës tjetër të qytetit. Por çfarë ndodh kur një forum vendoset në kufijtë e shoqërisë, në periferi? A prodhon dije? Nga këto reflektime lind vepra Forumi i Atyre, i prodhuar në bashkëpunim me grupin e aktivisteve të ATA-s, të cilat i japin jetë një grupi diskutimesh mbi rezistencën kulturore në Kamëz. Videoja është rezultat i një studimi mbi qytetin si sistem normativ, nëpërmjet rregullave të shkruara dhe të pashkruara të zakoneve sociale dhe patriarkale, që veprojnë në territorin urban të Kamzës. Gjithë kjo ndodh gjatë një cikli laboratorësh dhe aktivitetesh të përbashkëta me grupin ATA, me një grup banuesish të rinj, si edhe me artistë e aktivistë të tjerë.

Në ekspozitë, të dyja tregimet, qendrore dhe periferike, bëhen plotësuese: sistemi i pushtetit në të cilin jetojmë, përcillet përmes fjalës së shkruar dhe shprehjes gojarisht; e përhershmja dhe e përkohshmja, ajo që duket konkrete dhe fluide jetojnë bashkë me individin dhe komunitetet. Hapësira mes këtyre kuptimeve është vendi ku vepra artistike vendos fuqinë e saj poetike, duke e konsideruar të pashkëputshme marrëdhënien tonë me ligjin dhe përcjelljen e tij.

Në kuadër të ekspozitës Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme, do të realizohet edhe botimi, me kontributin e kuratores Luisa Perlo, studiueses Brunilda Pali (Leuven Institute of Criminology, KU Leuven) dhe aktivistes Diana Malaj (ATA).

Ekspozita është e realizuar me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Forumi i Atyre u krijua me mbështetjen e Lëviz Albania.

////////////////////////

Valentina Bonizzi ( lindur në Milano; jeton dhe punon midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë )

Duke gërmuar në arkiva dhe komunitete, puna e Valentina Bonizzi-t thekson çështjet e drejtësisë shoqërore në lidhje me politikat e kohës në rrethana të veçanta. Bonizzi punon me një shumëllojshmëri mediumesh si: filmi, fotografia, tingulli dhe ndërhyrjet në hapësira publike.

Valentina ka mbrojtur masterin për Kërkime në Praktikat Pamore në Shkollën e Arteve në Glasgou (Glasgow) dhe doktoraturën (financuar nga AHRC-ja) në Universitetin e Dandisë (Dundee) (Qendra e Kërkimeve Pamore – Visual Research Center). Ekspozitat e përzgjedhura përfshijnë: “Autostrada Bienale” në Kosovë; MAXXI, Romë; Galeritë Kombëtaretë Skocisë; Shkolla Britanike në Romë; “Stills Gallery” në Edinburg dhe “Fondazione Fotografia”, në Modena; “Galeria Cooper”, Dundee. Ajo e ka paraqitur punën e saj në një numër institucionesh si: Akademia e Arteve në Ramallah, Palestinë; “Akademie der Künste”, Berlin; “Cittadellarte Fondazione Pistoletto”, Biella; “Villa Romana”, Firence; CCA në Glasgou.

//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

ZETA has the pleasure to invite you to
The Transitory State of Possible Stories
a solo show by Valentina Bonizzi
curated by Luisa Perlo | a.titolo
on Thursday, 28th of February 2019
at 18:30.

THE TRANSITORY STATE OF POSSIBLE STORIES
28 February – 22 March 2019
ZETA – Tirana

How do we exist inside the law? And what will be told of it in the end?

These are the questions that are reflected in the selection of works by Valentina realized and produced in Albania between 2017 and 2019. The works have been produced in a series of actions with a participatory element made by the artist through two ‘counter-architectures’: the Prime Minister’s Office Building, built during the Fascist occupation between 1939 and 1941, and the city of Kamza, considered the periphery of the city Capital, built by migration coming particularly from the north of the country after the end of the Communist Regime (1991).

The film Homage to Kafka was made in the Centre for Openness and Dialogue (COD), a governmental agency created in 2015 with the aim of keeping the main door of the government building open to the public. The work is a reflection on the quotidian experience of the waiting time of the law, inspired by the parable Before the Law, contained in The Trial by Franz Kafka, published for the first time in 1915. The film sees the participation of the stenographer who has worked in the Prime Minister’s Building for almost fifty years – and with her role holds in her hands the possibility of the transmission of history – to whom Bonizzi has entrusted the transcription of the enigmatic story of the great bohemian writer.

In Forumi i Atyre(Their Forum) we see questions becoming form in a participatory way, as if their very grammar could not be hold together and make sense otherwise. A Forum is, in its original meaning, a public space in which the principal political, social, commercial, cultural question regarding the city are discussed. In the roman urban plan, the forum has a central position, so that the knowledge there produced can be transmitted and diffused in the principal activities of the city. But what happens when a forum is placed at the margins of society, on the periphery? Does it produce knowledge? From these reflections Forumi I Atyre develops, in collaboration with the activists group ATA, whom in Kamza have created a devise for cultural discussion and resistance. The video installation is the result of a quest of the city as a normative system, crossed by written and non-written rules, social and patriarchal customs, practised in the urban territory of Kamez during a cycle of laboratories and actions shared with ATA and groups of young people and other artists and activists.

In the exhibition, the two narrations, the central and the peripheral, become complementary: the system of power in which we live is included in the written word and its oral transmission, the permanent and the temporary, what appears concrete and the series of fluid stories inhabiting individuals and communities. The space between these meanings is the place where the artistic work places its poetic potential, or the possible one, which is about our relation with the law and its narration.

For the exhibition the publication The Transitory State of Possible Stories will be presented, with the contribution of Luisa Perlo (curator, a.titolo), BrunildaPali (researcher at Leuven Institute of Criminology, KU Leuven) and Diana Malaj (activist/ATA).

The exhibition is realized with the support of the Italian Institute of Culture in Tirana.
Forumi I Atyre was supported by Leviz Albania.

/////////////////////////

Valentina Bonizzi ( b. Milan: lives and works between UK and Albania )

Digging into archives and communities, Valentina Bonizzi’s work highlights issues of social justice in relation to the politics of time in specific contexts. Bonizzi works with a variety of media such as film, photography, sound and actions in public spaces.
Valentina holds a Master of Research in Visual Practices from Glasgow School of Art and a PhD (AHRC funded) from the University of Dundee (Visual Research Centre). Selected exhibitions include: Autostrada Biennale in Kosovo, MAXXI, Rome, the National Galleries of Scotland, British School at Rome, Stills Gallery in Edinburgh and Fondazione Fotografia Modena, Cooper Gallery, Dundee. She has presented her work in a number of institutions such as Ramallah Academy of the Arts, Palestine, Akademie der Künste, Berlin, Cittadellarte Fondazione Pistoletto, Biella, Villa Romana, Florence, CCA in Glasgow.

Venue

Rruga Abdyl Frasheri
Tirana, Albania
+ Google Map

Developed by Frakton & Designed by project.graphics