Loading Events

Galeria Kalo

October 15 @ 7:00 pm - October 18 @ 8:00 pm

Vetportret @Galeria KALO

Vetportret

Çdo hapёsirё që i kushtohet artit ёshtё e rёndёsishme, Aty mundësohet shpalosja dhe pasqyrimi i ndjenjave dhe emocioneve mbi pëlhurë apo media të tjera. Falë këtyre hapësirave shqisat tona mund të shohim krijimet tona. Duke u ekspozuar këto krijime tërheqin vёmendjen e nxitin meditime, debate, fantazi, arsyetime, dhe analiza, pra ushqejnë jetën tonë intelektuale.

Kështu mundësohet përcjellja e ndjesive që vënë në lëvizje muzën e artistëve, përhapja e artit qё ata prodhojnё, idetё, bashkёsia e tё gjithё imazheve qё dalin nё mёnyrё tё vetëdijshme e tё pavetёdijshme prej diku larg apo përbrenda tyre…Copёza qё artistët i mbledhin e i pёrpunojnё për ti sjellë para publikut në përmasa e trajta tё ndryshme. Ne jemi dëshmitarë të mundësive të kufizuara të ekspozimit dhe kjo bën që krijimet të qendrojnë strukur, mbyllur diku, tё paekspozuara, e disi tё shpërfillura, duke shpresuar se një ditë dikush do tё qёndrojё para tyre e do tё kёrkojё tё komunikojë, bisedojё për tё kuptuar e perceptuar çka artistët kanë dashur tё shprehin dhe, pse jo, tё bëhen pjesё e kёnaqёsisё sё pёrbashkёt artist-publik (artdashës).

Kjo rrugë ёshtё e gjatë dhe e vështirë. Gjykimi pёr punёn e bёrё, debati, i drejtё ose i padrejtë, arsyetimi, ciklat dhe stёrpiklat aq tё zhurmshme tё kritikave e nёnqeshjeve, buzёqeshjeve tё sinqerta apo hipokrite, tё zhgёnjimit, suksesit apo dёshtimit, i gjithë ky kompleks i mendimit intelektual kulmon kur gjykojmë vetveten. Shikimi i vetvetes nё pasqyrё, tashmë si njё qasje sa interesante, aq edhe e ndёrlikuar, spikat nё ekspozitёn VETPORTRET qё sjellin para nesh 19 studentёt e Universitetit tё Arteve.

Problematika fillon qё dilemat e gjetjes së pёrkufizimit të asaj çka bёjnё: ta quajnë autoportret apo selfie, vetëportret, apo portret i vetes?

Me fjalë të tjera: tё jesh vetё apo tё bёsh portretin e vetvetes. Fillesa dhe fundi ёshtё pasqyrimi i imazhit tonё, i cili tregon fuqinë, karakterin, tёrёsinë e ndjenjave, tejngopjen e mendimeve, krizën e identitetit apo shprehjen e gjendjes emocionale, çaste tё zakonshme ose të veçanta, grimca problematikash, çarje, pikёllime e gjithçka pёrmbledh natyra komplekse e disi e rrёmujshme e qёnies njerёzore.

Galeritë janë mjedise të rëndësishme që shërbejnë për të mundësuar pasqyrimin e ndjenjave dhe emocioneve të artistëve. Hapёsira që GALERIAKALO i dedikon kësaj ekspozite lejon shtjellimin e ideve dhe mendimeve, gjykimeve dhe perceptimeve tё ndryshme të krijimeve të 19 artistёve tё rinj, tё cilёt vendosin nё qendёr tё vёmendjes veten e tyre. Atë që ata e quajnё Vetportret……

Venue

Rruga Ibrahim Rugova St., No. 1 (0.48 mi)
Tirana, Tirana 1 Albania
+ Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics