Vrapo Kundër Korrupsionit / Run Against Corruption - Into Albania Events
Loading Events

Shëtitorja Lasgush Poradeci

February 8 @ 3:30 pm - 6:30 pm

Vrapo Kundër Korrupsionit / Run Against Corruption

Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizon më datë 8 shkurt 2020 edicionin e dytë të “Vrapo kundër Korrupsionit”. Edicioni i këtij viti është pjesë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Javës së Integritetit” (www.weekofintegrity.al).

“Vrapo Kundër Korrupsionit” u zhvillua për herë të parë në 2018, ku mbi 400 persona iu bashkuan kësaj nisme organizuar në Liqenin Artificial të Tiranës. Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke mbështetur Qeverinë e Shqipërisë në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit. Qëllim i saj është krijimi i institucioneve shqiptare transparente dhe me standarde të larta integriteti të cilat do të rrisin besimin tek qytetarët dhe do të sigurojnë shërbime publike efikase për qytetarët.

“Vrapo Kundër Korrupsionit” organizohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Regjistrohu tani në faqen tonë zyrtare për eventin “Vrapo Kundër Korrupsionit”: http://www.run-against-corruption.eu/form/register dhe tërhiqni paketën tuaj të vrapimit* në ambientet e Shtëpisë së Evropës gjatë datave të programuara (3-5 Shkurt 2020, 12.00 – 15.00 pranë rrugës Gjon Pali, Tiranë) si dhe në Ministrinë e Drejtësisë (3-5 Shkurt 2020, 12:00 – 15:00, në rrugën Bulevardin Zogu I, Tiranë.)

Çdo pjesëmarrës ftohet të paraqitet 30 minuta përpara nisjes së garës pranë pikës së nisjes për tu bërë pjesë e aktiviteve.

*Paketat e vrapimit do të vihen në dispozicion për 150 vrapuesit e parë të regjistruar.

——

On 8 February 2020, the Albanian Ministry of Justice, with the support of the Delegation of the European Union to Albania, is organising the second edition of the “Run Against Corruption”. This year’s edition is organised within the “Week of Integrity” (www.weekofintegrity.al).

The first ‘Run Against Corruption’ took place in 2018, with over 400 people joining the event organised at the Artificial Lake of Tirana. The Delegation of the European Union is supporting the Government of Albania in implementing the Inter-sectoral Strategy against Corruption. The strategy aims at creating transparent Albanian institutions with high standards of integrity that will increase citizens’ trust and ensure an effective service delivery.

The “Run Against Corruption” is organised in collaboration with the Municipality of Tirana and the Agency for Park Recreation.

Register now for the Run Against Corruption on our website: http://www.run-against-corruption.eu/form/register and get your running package* at Europe House during scheduled days (3-5 February 2020, 12:00-15:00; Papa Gjon Pali II Street AL, Tirana) and at the Ministry of Justice (3-5 February 2020, 12:00-15:00; Zogu I Blvd. Tirana).

Every participant is invited to be present 30 minutes in advance at the starting point to be part of the energising activities.

*Running packages are available for the first 150 registered runners.

Venue

Tiranë, 1020 Albania + Google Map

Notification

Please on the checkout, define your desired Tour Dates.

Developed by Frakton & Designed by project.graphics