Loading Events

The Dojo

April 18 @ 7:30 pm - July 25 @ 8:30 pm

Meditim & Pranayama me Suin

Kur përmendet yoga dhe meditimi më së shumti mendojmë për balancë mendore dhe lehtësim të stresit. Këto janë natyrisht disa nga elementet kryesore, por yoga dhe meditimi janë një mënyrë për eksplorimin e vetes, të trupit, mendjes dhe frymës. Janë praktika që ndihmojnë për të transformuar pozitivisht përditshmërinë tonë, shëndetin fizik, mendor dhe atë emocional.

Duke filluar nga dita e Enjte, datë 24 Janar, ora 19:30-20:30 rinisim seancat e Yoga-s dhe Meditimit tek “THE DOJO”. Klasat janë të hapura për të gjitha nivelet. Kontributi: 500 Lekë

—–
Sui u prezantua me Yoga-n fillimisht nëpërmjet filozofisë së saj, e frymëzuar nga autorë si Dalai Lama, Buddha, Deepak Chopra, etj. Në Janar 2010 ajo filloi praktikën e Ashtanga Vinyasa Yoga-s, duke ushtruar aspektin fizik të Yoga-s e njëkohësisht duke u përqëndruar në ndërtimin e një ekuilibri të shëndetshëm mes mendjes, trupit dhe frymës. Në Nëntor 2012, pasi ndoqi kursin e trajnimit prej 200 orësh për instruktore Yoge, ajo u çertifikua si instruktore nga Shkolla Sampoorna Yoga në Goa, Indi.

Në Mars – Prill 2017, Sui udhëtoi në Indi për të ndjekur kursin e avancuar për mësues Yoge prej 300 orësh në Goa, dhe vazhdoi më tej praktikën në Rishikesh.

“Yoga më ka ndihmuar të përballoj më mirë angazhimet e mia ditore, duke kuptuar që sa më të mirë ta kem raportin me veten, aq më të mirë e kam edhe me të tjerët, me natyrën dhe çdo gjë që më rrethon”.

Perveç Yoga-s, Sui luan në piano dhe është e diplomuar në Shkenca Politike.

https://www.yogatrail.com/teacher/suela-thanasi-195942

Venue

Rruga Sami Frasheri
Tirana, Albania
+ Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics