Loading Events

Përmet

Mars 17 @ 10:00 am - 8:00 pm

Dita e Verës Përmetare 2019

13-14 MARS
Bëhuni pjesë e tryezës përmetare duke festuar ardhjen e Pranverës!
Jetoni dhe ndani me ne emocionet e një prej festave familjare më popullore të trevës më të bukur të Shqipërisë!
Përmetarët dhe komuniteti i Slow Food Permet – Albania, janë protagonistë, regjisorë dhe kuratorë të këtij gëzimi natyror që nuk duhet humbur!

Urdhëroni të shijoni gatesat e shumta përmetare që sipas zakoneve tona, më 14 Mars, mbyllin një stinë dhe hapin një tjetër, nga koleja e qingji i mbushur, te kulaçi i bekuar e mesniku, nga kulaçkat me finjë te qumështori me kulloshtër… TË PAPARA!!

Vallëzoni me ne, lidhni verojkën, bëhuni pjesë e lojrave të bukura popullore, kapërceni zjarrin me dëllinja dhe çoni në shtëpi degën e thanës për një vit sa më të mbarë…

Por edhe për të kuptuar më mirë çfarë i mban të bashkuara traditën përmetare të territorit me duart e komunitetit tonë dhe në mbështje të iniciativës botërore të Slow Food International: “Menuja për ndryshim/ Menu for change”, ju ftojmë të bëheni pjesë e kornizës së Ditës së Verës përmetare dheeeee…, kujdes!!! sepse edhe dera juaj mund të trokasë për një ëmbëlsirë apo frut… A jeni gati?!

Venue

Përmet, Albania + Google Map

Phone

Website

Developed by Frakton & Designed by project.graphics