Loading Events

Hotel Rozafa

Qershor 8 @ 10:00 am - Qershor 9 @ 6:00 pm

Festa e Lumit te Shales

Festa e Lumit te Shales 8-9 qershor. 😊

Perseri dhe kete vit nje super feste ne Lumin e Shales, aty ku eshte cilesuar si “Tailanda shqiptare”. Nje feste mes kanionit gjarperues ku pervec muzikes live do te kemi miliona yje qe pasqyrohen ne lumin e kristaleve te bores qe ndodhet ne Alpet tona. Do te jene dy dite argetimi, lundrimi, pikniku, feste, kampingu, ushqimi bio, eksplorimi, meditimi, njehsimi me Natyren ; qe nuk do ta harroni lehte dhe me siguri nuk do te donit te ikni nga ky vend, i cili pervec bukurive natyrore ka dhe shume legjenda me histori zanash dhe mitesh. Por ka nje detaj te rendesishem, festa do te jete vetem per ne, yjet, lumin dhe zanat e pyjeve.. Keshtu qe, duhet te prenotoni sa me pare sepse vendet jane te limituara.. 😊 Nr kontakti per te blere biletat 0692545500

Programi :
Data 8 qershor
Ora – 10:00 nisja nga Shkodra (prane hotel Turizmi)
– Mberritja ne Liqenin e mrekullueshem te Komanit i cilesuar si nje nder liqenet malore me te bukura te botes. Lundrim me varka te vogla ne liqen drejt Lumit te Shales mes kanionit gjarperues me ngjyra te rralla te nje uji me kristale te vecanta.
– Ndalesa ne Gryken Komlenit, ne nje vend i rrethuar me qiell, uje dhe Peme.
– Akomodimi ne cadra ku do te kalojme naten (tek Blini Park).
– Dreka me ushqime tradicionele te zones.
– Argetime te ndryshme dhe eksplorime.
– Darka me ushqime zgare.
– Feste me muzike live nga kengetaret e njohur dhe DJ.
– Zjarr bubulak qe ngjitet nder yje mes kitarave dhe legjendave qe do te tregojme ne ate nate.
– Fjetja ne cadra per gjumashet . 😛

Data 9 qershor.
– Zgjimi me cicerimat e zogjve te pyllit.
– Meditim ne grup afer lumit.
– Mengjesi me ushqime bio te zones.
– Eksplorim me guide ne 4 shtigje te ndryshme sipas preferences
( 1-Guri i Leke Dukagjinit.
2 -Maja e Komlenit.
3- Ballkoni i Sgjatit.
4- Lugina e Lumit).
– Lojra te ndryshme ne Natyre, kanoa, zhytje dhe argetim para nisjes per nje tjeter lundrim mbreslenes ne Lumin e Shales drejt Liqenit te Komanit dhe ne oren 18:00 kthimi ne Shkoder.
Cmimi per person vetem 5500 (te rinj), vendet e limituara. Rezervoni ne nr 0692545500 per biletat.

Te perfshira :
* Rruga Shkoder-Koman-Shkoder
* Lundrimi Koman-Lumi Shales-Koman
* Dreka + Darka + Mengjesi
* Cadrat e kampingut
* Festa
* Kanoat
* Guida ne shtigjet e preferuara
* Meditimi dhe foto.
* Argetime te ndryshme

Duhet te merrni me vete ushqime te thata per rrugetimin ne furgon dhe varka, kostum banjoje, xhupa te trashe per naten, nje batanije, dashurine per Natyren, buzeqeshjen dhe shpirtin e aventures. 😊

Rezervimet mbyllen me date 4 qershor dhe vendet jane te limituara. Cdo pjesemarres duhet te kete bileten personale per te marr pjese ne feste.

Mos e humbisni kete feste ne Lumin e Shales se bukur.. 😉 😛 🙂

– EKO Mendje

Venue

Rruga Teuta
Shkoder, 4000 Albania
+ Google Map

Notification

Developed by Frakton & Designed by project.graphics